Connect with Us

Reagon vëllai i Sokol Olldashit/ Ka një mesazh për hipokrizinë e Lulzim Bashës

Aktualitet

Reagon vëllai i Sokol Olldashit/ Ka një mesazh për hipokrizinë e Lulzim Bashës

Publikuar

-

Ardian Olldashi, vëllai i ish-ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi, i cili humbi jetën pesë vite më parë në një aksident në rrugën Elbasan-Tiranë, ka bërë një postim në rrjetet sociale pas reagimeve përkujtimore në rrjetet sociale, mes të cilëve edhe ai i kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Basha shkruante dje se Sokoli ‘në jetën e tij të shkurtër preku shumë jetë, ndihmoi shumë ëndrra. La pas dashuri, kujtime të paharrueshme dhe një shembull përjetësisht frymëzues’.

Por, pas këtij postimi, vëllai i Olldashit ka reaguar duke kritikuar drejtimin e Partisë Demokratike, ndërsa shton se “Nuk u kujtuat“ me vetëdije për Sokolin një muaj pasi ishte larguar në kongresin tuaj të rimëkëmbjes, kujtoheni pesë vjet pa një ditë më pas në luginën tuaj të lotëve, ku prisni që mëshira e kohës, ndoshta kur do jeni zbardhur vetëm nga flokët t’ju falë edhe një herë pushtetin që nuk dini ta fitoni”.

Më tej, vëllai i të ndjerit Sokol Olldashi, shkruan se kreu demokrat është përgjgjegjës, për këtë katastrofë, që sipas tij nuk ja kishin për borxh demokratët e vërtetë.

“Ju dhe ipertrofia juaj e Unit jeni pergjegjes historike te kesaj katastrofe qe demokratet e vertete nuk ju kishin borxh.”-shkruan Ardian Olldashi.

“NE EMER TE TIM VELLAI „Democrazia e narcizizmit“ e mbarsur me gjeste te bujshme, deklarata boshe, fraza te prera me mase per rrethanat dhe interesat ne rrjetet sociale me bind edhe nje here qe populli shqiptar eshte me i mire se politikanet qe ka. Sidomos e kam fjalen per ate pjese te klases politike qe nuk arriti kurre te ishte opozite.

LEXO EDHE:  Basha i përgjigjet Kryeministrit/Shqiptarët kanë marrë vendimin, Shqipëria më mirë pa Edi Ramën

Ne vend qe te ndermerrnin rruge te reja, ndoshta te veshtira dhe te rrezikshme preferuan te thaheshin, te atrofizoheshin se bashku me partine e tyre. Koha eshte mesuesi me i mire. Koha po tregon se c‘bene. Si karroca pa kale ne tatepjeten e deshtimit kerkojne te kapen kudo. Kapen tek datat perkujtimore (te gabuara si cdo gje qe bene ne jete)per te mos perfunduar ne faqen qesharake te historise si ata qe shkaterruan, perdhunuan, keqperdoren besimin dhe shpresen e manipuluar te demokrateve te vertete.

Nuk u „kujtuat“ me vetedije per Sokol Olldashin nje muaj pasi ishte larguar ne kongresin tuaj te rimekembjes, kujtoheni pese vjet pa nje dite me pas ne luginen tuaj te loteve, ku prisni qe meshira e kohes, ndoshta kur do jeni zbardhur vetem nga floket t’ju fale edhe nje here pushtetin qe nuk dini ta fitoni. Ju dhe ipertrofia juaj e Unit jeni pergjegjes historike te kesaj katastrofe qe demokratet e vertete nuk ju kishin borxh.”-shkruan Ardian Olldashi në postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Alarm në shkollat publike dhe private në Fier/ Disa nxënës rezultojnë pozitiv me Covid

Publikuar

-

Nga

Alarm në disa shkolla publike dhe private në Fier/ Disa nxënës rezultojnë pozitiv me Covid

Pas hapjes së shkollave në vend, janë raportuar raste ku koronavirusi ka prekur edhe stafet e mësuesve duke bërë që disa shkolla të mbyllen.

Ndërkohë tre shkolla publike dhe një private në Fier kanë aktualisht raste me COVID-19. Bëhet me dije se shkollat ‘’Naim Frashëri’’, ‘’Jakov Xoxa’’ dhe ‘’Penellopi Piro’’ kanë nxënës të infektuar me COVID-19. E njëjta situatë paraqitet edhe në një shkollë private.



Nxënësit që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 janë karantinuar në banesat e tyre, teksa dyshohet se e kanë marrë nga prindër apo të afërm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PS mban Asamblenë e Cerrikut/ Balla: Listat e mbyllura, pengesë për përfaqësimin e komuniteteve

Publikuar

-

Nga

PS mban Asamblenë e Cerrikut/ Balla: Listat e mbyllura, pengesë për përfaqësimin e komuniteteve

Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla, ka marrë pjesë në Asamblenë Socialiste të Cerrikut që u zhvillua në kuadër të takimeve organizative dhe parapërgatitore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Balla tha se ndryshimet kushtetuese i garantojnë qytetarëv të drejtën për të zgjedhur forcën politike të cilës duan t’i besojnë qeverisjen e vendit dhe deputetin që duan në Kuvend.

Sipas tij, është fakt i pakundërshtueshëm se listat e mbyllura kanë penguar fuqizimin e ndikimit të votuesve në përzgjedhjen e kandidatëve dhe kufizimin e arsyeshëm të fuqisë së udhëheqjes apo të kryetarit të partisë në përcaktimin e deputetëve.



“Listat e mbyllura ishin pengesë për përfaqësimin më të mirë të komuniteteve në parlament dhe lehtësimin e ndikimit të grupimeve partiake mbi komunitetet kur vjen puna te zgjedhja e individëve. Jam shumë krenar që edhe në këtë vendim të rëndësishëm Partia Socialiste, si gjithmonë, u vendos në anën e duhur të historisë, të zhvillimit demokratik dhe të përsosjes së plurarizmit dhe në anën e duhur të popullit shqiptar, të zgjedhësve shqiptarë, të cilëve me këtë votë ne u japim mundësinë të zgjedhin, jo vetëm partinë, por dhe deputetin që duan.

LEXO EDHE:  Basha i përgjigjet Kryeministrit/Shqiptarët kanë marrë vendimin, Shqipëria më mirë pa Edi Ramën

LEXO EDHE:  PD padit komisonerët e zgjedhjeve të 30 Qershorit

Vota është ushtrim i autoritetit të sovranit. Gjatë këtij mandati të Kuvendit, 18 muaj më parë deputetë të PD dhe LSI tradhëtuan mandatet që u kish dhënë populli, për hir të një maskarade politike të pashoqe në historinë e vendeve demokratike. Këta sok politikanësh që tradhëtojnë zgjedhësit e tyre, nuk mund tu besohet më vota.

Këtu në Cërrik, në nëntë vitet e fundit ka qeverisur katër vite PD dhe më pas katër LSI. 8 vite të humbura, me një qeverisje vendore të pa-aftë dhe të korruptuar. Prej 30 Qershorit 2019 bashkia ju kthye njerëzve, popullit të Cerrikut dhe ne duhet t’i qëndrojmë besnikë pritshmërive të njerëzve. Edhe pse në vështirësitë e tërmetit dhe pandemisë, Cërriku po merr shumë investime të rëndësishme publike infrastrukturore si në ujësjellës, rrjeti i energjisë elektrike, shkolla, qendra shëndetësore etj”, deklaroi numri 2 i PS-së gjatë fjalës së tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Viti i ri shkollor/ Shtohen forcat policore në rrugë

Publikuar

-

Nga

Policia Rrugore e Tiranës ka hartuar një plan masash me detyra specifike, në lidhje me menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore pranë shkollave e institucioneve të tjera arsimore.



Në zbatim të planit të masave janë angazhuar 128 punonjës policie të Qarkullimit Rrugor, të cilët janë vendosur në çdo kryqëzim dhe në afërsi të çdo shkolle, për të siguruar normalizimin e trafikut, për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës, veçanërisht për nxënësit e shkollave.

LEXO EDHE:  Video/ Kur Agim Hushi mbështeste Rilindjen

LEXO EDHE:  Udhëtimi politik i Balilajve nga PD tek LSI dhe PS

LEXO TE PLOTE