LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përdori autizmin për fyerje politike/ Kush e kërkoi përjashtimin e Alket Hysenit nga PS-ja

20 Nëntor 2018, 16:05, Aktualitet CNA
Përdori autizmin për fyerje politike/ Kush e kërkoi

Profesori Përparim Kabo në studion e emisionit ?Top Talk? në Top Channel ka folur në lidhje me deklaratën e deputetit të Partisë Socialiste, Alket Hysenit, në të cilën përdori shprehjen ?autik? për fyerje dhe kauzë politike.

Kabo ka thënë se deklaratat e deputetit Hyseni janë fyese jo vetëm për Berishën, por për një komunitet të gjerë njerëzish e fondacionesh, e sipas tij ai duhet të kërkojë falje publikisht.

?Nëse dëshiron të shpëtojë moralisht, duhet të kërkojë ndjesë publikisht. Kurse Partia Socialiste duhet ta largojë nga grupi parlamentar, duke shënuar kështu një sinjal pozitiv?, – ka vazhduar ai më tej.

Ndër të tjera profesori Përparim Kabo gjatë fjalës së tij e ka cilësuar sallën e Parlamentit, si vendi me ndotjen më të madhe sa i përket banalitetit dhe fyerjes./ CNA.al

Lajmet e fundit nga