LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Lufta e ftohtë” Rama-Meta/ Mazhoranca paralajmëron rrëzimin e Vitore Tushës

20 Nëntor 2018, 20:10, Aktualitet CNA
“Lufta e ftohtë” Rama-Meta/ Mazhoranca paralajmëron

Kandidatja e Ilir Metës për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit, Vitore Tusha, duket se nuk do të miratohet nga ana e mazhorancës, duke vijuar ngërçin në KLSH.

I ftuar në emisionin ?45 Minuta? në Report TV të Denis Mingës, kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, ka thënë se për momentin, prioritet i qeverisë është vazhdimi i reformës në drejtësi dhe jo gjetja e një kryetari të ri për KLSH-në.

Kjo, për faktin se Vitore Tusha është edhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), dhe zgjedhja e saj në krye të KLSH-së, do të bllokonte ngritjen e organeve të reja të vetingut.

?Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tone, që ndërmjet KED, që i hap rrugë krijimit të Gjykatës Kushtetuese dhe shpalljes së garës për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, dy organe të rëndësishme, jetike për vendin, ne kemi thënë që primare për ne si maxhorancë, mbetet jetësimi dhe zbatimi me sukses i reformës në drejtësi.

Ky është qëndrim i qartë politik i joni. Ligji thotë se njëri nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, më i vjetri në moshë, automatikisht është nënkryetar i KED. Vitore Tusha, sipas këtij përcaktimi, është nënkryetare e KED. Znj.Vitore Tusha gëzon respektimin maksimal, është vetuar me sukses, si dhe ka dhënë kontribut aktualisht edhe në KED?, ka thënë Manja.

Rrëzimi i mundshëm i Vitore Tushës ishte paralajmërëruar më parë. Burime pranë Qeverisë i thanë CNA.al se kandidatja e Ilir Metës, për KLSH-në do të rrëzohet.

Rrëzimi i Tushës do të ndodhë për shkak të shkeljes së kriterit ekonomik nuk do jetë rasti i parë i Kuvendit. 7 vite më parë Kuvendi refuzoi kandidaturën e Sali Shehut nga Presidenti Bamir Topi dhe më pas pranoi Bujar Leskajn në krye të KLSH.

I njëjti skenar pritet të përsëritet pas përplasjeve që nxiti Presidenti me mos dekretimin e Sandër Llëshit si ministër të Brendshëm./ CNA.al

Loja e ndyrë e Ilir Metës/ Paralajmërohet rrëzimi i Vitore Tushës, në Parlament

Lajmet e fundit nga