LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Fiks Fare publikon pamjet/ Bibliotekat në mëshirë të fatit, pushteti vendor i braktis

20 Nëntor 2018, 20:36, Aktualitet CNA
Foto-Fiks Fare publikon pamjet/ Bibliotekat në mëshirë të

Mbrëmjen e sotme në emisionin Fiks-Fare në Top Channel është trajtuar çështja e bibliotekave në Shqipëri.

Bibliotekat anë e mbanë vendit janë lënë në mëshirë të fatit me godina të amortizuara, me libra të vjetër, me lagështirë dhe pa asnjë titull të ri të shtuar.

Kurse pushteti vendor nuk  ka marrë asnjë masë për përmirësimin e kushteve të tyre.

Biblioteka e Durrësit ?në dyluftim? me kabllot elektrikë

Kjo bibliotekë është hapur për të parën herë në 1945 dhe në vitin 2018 është në po të njëjtat ambiente. Mes lagështirës, fondi i kësaj biblioteke që dikur ishte 5000 tituj, sot ka arritur 270 mijë, në po të njëjtën sipërfaqe e në kushte edhe më të degraduara. Ajo që vihet re në këtë bibliotekë është se nga momenti në moment ajo mund të përfshihet nga flakët, për shkak se sistemi elektrik i ka të gjitha kabllot jashtë.

Biblioteka e Pogradecit, 8 vite pa një libër të ri

Biblioteka e qytetit të Pogradecit ?Mitrush Kuteli? nuk mbetet pas përsa i përket degradimit. Aktualisht, uji pikon nga të gjitha anët, ngrohje nuk ka, librat janë të lagur dhe të dëmtuar. Duke qenë se këto 8 vitet e fundit nuk është blerë asnjë titull i ri dhe librat ekzistues janë dëmtuar prej ujit, fondi i librave në këtë bibliotekë është zvogëluar jashtëzakonisht shumë, duke bërë që ajo të ketë më pak libra se bibliotekat e 3 shekujve më parë.

Biblioteka e Vlorës noton në ujë

E themeluar më 1946, me rreth 50 mijë ekzemplarë titujsh, biblioteka e Vlorës ?Shevqet Musaraj?, pas vitit 1997 është shkatërruar pothuajse plotësisht. Nga 120 mijë ekzemplarë librash, revistash dhe koleksionesh ajo është katandisur sot në 23 mijë.

Gjatë 30 viteve të fundit biblioteka e Vlorës ka lëvizur në disa godina. Në vitin 2000, atë e zhvendosën në dy katet e poshtëm të një pallati me pesë kate në lagjen ?28 nëntori? të qytetit të Vlorës, ku gjendet edhe sot. Këto mjedise u përshtatën për salla biblioteke, por për vetë pozicionin që ka, biblioteka është përmbytur disa herë gjatë viteve të fundit me pasojë humbjen e 5000 titujve. Përgjegjësi i bibliotekës sqaron për ?Fiks Fare? se fondi që bashkia u ka vënë në dispozicion për blerjen e librave të rinj varion nga 1 deri në 3 milion lekë, fond i pamjaftueshëm.

Edhe Biblioteka Kombëtare u përmbyt dhe pamjet e librave të varur në tela për t?u tharë bënë virale.

Lajmet e fundit nga