LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë/ Qytetarët të nxjerrin deputetët nga Kuvendi

20 Nëntor 2018, 14:42, Aktualitet CNA
Deklarata e fortë/ Qytetarët të nxjerrin deputetët nga

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka folur për protestën e banorëve të Astirit, të cilët prej dy javësh janë duke kundërshtuar vendimin për të prishur ndërtesat e tyre pa marrë më parë dëmshpërblimet.

Në një intervistë në rubrikën ?Opinion? në News 24 Rama tha se LSI-ja mbështet në shenjë solidariteti qytetarët në kauzën e tyre, sepse ata janë në të drejtën legjitime të tyre, pasi në atë zonë nuk ka një leje për të ndërtuar.

“Në rastin konkret jemi përballë një arbitrariteti. Shteti nuk po ndjek standardet ligjore, pse iu kërkon qytetarëve të respektojnë këto standarde ku qeveria nuk i zbaton. Kemi në prapavijë interesa korruptive në këtë zonë”, -deklaroi ai.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij zëvendëskryetari i LSI-së, bëri një deklaratë të fortë ku iu bën thirrje qytetarëve të vijnë dhe të nxjerrin deputetët nga Kuvendi.

?Qytetarët duhet të vijnë të nxjerrin jashtë deputetët nga parlamentin dhe të zgjedhin  ata që mendojnë se janë të duhurit?- vazhdoi më tej./ CNA.al

Lajmet e fundit nga