LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet lokale/ KQZ miraton dy projektvendime

19 Nëntor 2018, 12:18, Aktualitet CNA
Zgjedhjet lokale/ KQZ miraton dy projektvendime

Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar dy projektvendime, atë të ?Për miratimin e Planit Orientues të Veprimeve të KQZ për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 30 qershor 2019? dhe ?Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015, ?Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike?.

Në një deklaratë për media  KQZ njofton se për projektvendimin  për miratimin e Planit Orientues të Veprimeve të KQZ për zgjedhjet është vendosur miratimi i planit orientues, i cili parashikon të gjitha aktet që duhet të nxjerr KQZ, në funkison të realizimit të zgjedhjeve, si dhe afatet, referuar dispozitave të Kodit Zgjedhor, për miratimin e tyre.

Ndërsa për projekt vendimin e dytë atë të verifikimit të deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak ka vendosur njoftimin e këshillave bashkiakë për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiak si më poshtë:

Plani veprimit_Zgjedhje-2019

Lajmet e fundit nga