LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-'Poshtë qeveria e korruptuar'/ Banorët e Unazës së Re vazhdojnë protestat

19 Nëntor 2018, 16:35, Aktualitet CNA
Video-'Poshtë qeveria e korruptuar'/ Banorët e

Banorët e zonës së Astirit kanë vijuar protestën edhe gjatë pasdites së sotme. Këta banorë kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, në kuadër të zgjerimit dhe rehabilitimit të plotë të “Unazës së Re”.

Ata kanë njoftuar se do vazhdojnë të protestojnë deri sa të dëmshpërblehen 100% nga buxheti i shtetit për prishjen e ndërtimeve të tyre.

Në një video shpërndarë në rrjetet sociale banorët, dëgjohen duke thënë:

?Shtëpitë tona janë me gjak. O Erion o legen, prite popullin se po vjen. Erion Veliaj këtu vendosim ne. Edi Rama o legen, shtëpitë tona nuk i shemb. Poshtë qeveria e korruptuar?.

Në këtë protestë të pranishëm kanë qenë edhe deputetë të opozitës. Gjithashtu protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe fishekzjarrë./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga