LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Unaza është partia jonë/ Fillon tek Nexhmija e shkon tek çuni Fahriut

19 Nëntor 2018, 15:37, Aktualitet CNA
Unaza është partia jonë/ Fillon tek Nexhmija e shkon tek

Prej më shumë se dy javësh banorët e zonës së Astirit në unazën e Tiranës po protestojnë me pretendimin, se po ju prishen shtëpitë dhe ndërtimet ku ata kanë investuar gjithë jetën.

Banorët në protestë, kryebashkiaku Erion Veliaj, në sulm edhe pse s?ka asnjë punë me atë tender, qeveria që kujtohet por nuk dorëzohet, banorë që djegin gomat  dhe në finale shkon dhe çuni i Fahriut në mbështetje të protestës.

Nuk mungojnë idiotësitë me shpellarë, Veliaj si horr, projektet 3 D të kryeministrit, Luli bashkë me 16 milionët e vjehrrit nga pas.

Nuk mungojnë as lavazhot, as lotot, as tenderat dhjetëra milionë euro, as godinat me leje, as godinat pa leje, me legalizim e pa legalizim, as dëshira për zhvillim ashtu siç nuk mungon dhe sektarizmi dhe mosbesimi midis palëve.

Po çfarë është në të vërtetë ajo që po ndodh tek ?Unaza e Re??

Ajo është partia jonë që fillon tek Nexhmija dhe shkon tek çuni i Fahriut. Ka më shumë se dy anë medalje. Përtej një projekti që janë të gjithë pro, pra zgjerimit, qëndron përballë tenderi, qëndrojnë problematikat sociale të këtyre 27 vite zhvillim kaotik, dhe mashtrimesh politike nga të gjitha palët, pa përjashtim.

?Unaza e Re? e Tiranës është partia jonë e vërtetë është Shqipëria e 27 viteve pluralizëm politik.
Unaza e re fillon që me Nexhmijen, që del si hije dhe kufoma e një sistemi kriminal, ku shërbenin Farinjtë, zonja e zezë që na dhuroi këtë kapitalizëm të deformuar dhe pa u kallur në varr del se banon në unazë aty ku do ndërtohet rruga e re.

Më tej shkon me kaosin e viteve 90?, kap një tokë dhe shko ndërto. Tirana mall pa zot. Kush ishte me trimi bënte një rrethim dhe direkt shpallej “TOKË E XANUN”. Më pas u shpik legalizimi, urbanizimi i zonave informale, u matën, u fotografuan, u harxhuan miliona e miliona dollarë, shumica e tyre nuk paguan edhe një copë bukë për tu bërë pronarë. Dikush përfitonte nga ligjet e reja dikush jo. Sot dikush është pronar,  pa qenë prona e tij dhe dikush jo nuk mundi. Disa do marrim para që ja u jep një ligj të tjerë jo.

Po pronarët e vërtetë?

Këtu janë edhe ish-pronarët e asaj zone që shumica, u gjetën përballë ligjeve kriminale të partive gjoja pro kapitaliste. Kapitalizëm pa pronarët e vërtetë dhe të tillë soj vetëm Shqipëria ka.

Pronarët dergjeshin zyrave dhe gjyqeve, por toka e tyre ndërkohë zihej. Sot ata nuk kanë asgjë shpronësohen më çmime qesharake me vendime përpara 20 apo 25 vitesh, para që ndoshta nuk do i marrin kurrë edhe brezat e 3-ta të trashëgimtarëve.

Erdhi PD-ja në pushtet gënjeu pronarët, lejoi ndërtimet pa leje. Erdhi PS-ja, gënjeu sërish pronarët dhe ata që i quante çeçene dje e shpellarë sot, ndërtimet e zaptimet vazhduan. Erdhi PD-ja filluan legalizimet, pronarët sigur po shikonin dritë në tunel, sërish asgjë për këta të fundit. Legalizime, fotografime, leje pafund për të urbanizuar e legalizuar paligjshmërinë që kurrë nuk do mund të bëhet e ligjshme. Iku PD-ja erdhi Rama me Rilindjen u premtoi legalizim falas, paratë pronarëve, në finale as pronarët dhe as ata që zaptuan nuk marrin asgjë. E gjitha kjo vetëm për vota e pushtet për partinë.

Ka një gjurmë rruge me projekt të qeverisë të Adil Çarçanit, vazhduar nga PD, Rama e në fund Basha që firmos një projekt e nuk fillon dot ndërtimin e atij aksi.
Përballë të gjithë këtyre qëndron tenderi, një firmë fantazmë që del nga dheu, një firmë pranë Lulzim Bashës, miliona euro të tenderit sipas porosisë së kryeministrit dhe projekti 3D i vetë Ramës.
E këtu nuk mbyllet çdo gjë më disa protesta e goma të djegura që sot thonë më shumë se kurrë se ?Unaza e Re? është në fakt partia jonë.

Aty do prishet shtëpia e Nexhmijes dhe e mbron çuni i Fahriut, aty ku pronarët e vërtetë nuk përfitojnë asgjë, aty ku qeveria i mashtron banorët e zonës, ata që përfitojnë dhe jo nga legalizimet, aty ku vidhen miliona euro nga tenderat.

?Unaza e Re? është partia jonë, ka filluar 30 vite me parë me Nexhmijen e vazhdon sot me çunin e Fahriut./ Elvi FUNDO-CNA.al

Lajmet e fundit nga