LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rritja e çmimit të karburanteve/ Përshkallëzohen protestat në Francë

19 Nëntor 2018, 15:08, Aktualitet CNA
Rritja e çmimit të karburanteve/ Përshkallëzohen protestat

Protestat në Francë kundër rritjes së çmimit të karburanteve janë përshkallëzuar. Mësohet se pas bllokimit të rrugëve në disa autostrada, protestuesit kanë bllokuara edhe depozitat e karburanteve.

Mediat franceze raportojnë se protestuesit, të cilët njihen si jelekët e verdhë kanë kërkuar reagim të menjëhershëm nga presidenti Emmanuel Macron.

Gjithashtu raportohet se protestuesit kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rafineritë dhe depozitat industriale, për të shkaktuar pasoja në ekonomi, në mënyrë që qeveria të reagojë sa më shpejt./ CNA.al

Lajmet e fundit nga