Connect with Us

Nga Arian Galdini/ Shqipëria apo si të bësh surf në kënetë!

Aktualitet

Nga Arian Galdini/ Shqipëria apo si të bësh surf në kënetë!

Publikuar

-

Media shqiptare në përgjithësi është bërë si këto restorantet e luksit që po shtohen me shpejtësi, ku ata që kanë bërë shumë pasuri duke plaçkitur shqiptarët nëpërmjet detyrave e funksioneve publike, sajdisen drekave e darkave me njëri tjetrin, për tu ndjerë të veçuar, elitarë dhe ushtrues të jetës së mirë, teksa pinë verëra të shtrenjta, hanë ushqime të zgjedhura, vishen me porosi, e udhëtojnë me makina të hatashme.
Në këtë shoqëri kaq të varfër ku mbi 90% e shqiptarëve të thjeshtë jetojnë me apo pranë minimumit jetik, ku papunësia tek rinia eshte në nivele dramatike mbi 32%, ku 80% e azilkërkuesve tanë nëpër Europë është nën 35 vjeç, ku 600 mijë shqiptarë e kanë braktisur vendin vetëm vitet e fundit e 54% e atyre që kanë mbetur këtu duan të ikin një orë e më shpejt, ku 34 mijë të rinjë e të reja punojnë në Call Center, ku lindshmëria për vitin 2018 është rreth 30% më e ulët sesa ajo në vitin e kaluar, ku rastet e prekjes nga kanceri kanë shkuar në 7500 në vit, ku mbi 200 mijë shqiptarë thyejnë sërish rekordin e aplikimeve për llotarinë amerikane, ku kanabisi ose punët e palogjshme janë bërë zgjidhja e vetme dhe ekonomia e vetme robëruese por që ushqen, ku importi i plehrave janë alternativa e vetme e zhvillimit të turizmit nga Qeveria jonë, ku Mafia dhe Oligarkët po marin nën kontroll sektorë e segmente të tëra të ekonomisë, financave dhe politikës sonë,  e ku çdo gjë flet për dekadencë e mjerim ngado e për pjesën dërrmuese të shqiptarëve, këta që janë Master Shefat e Sistemit tonë politik rendin me galop për të dëftuar veçimin e tyre në pasuri e fuqi.
E kanë pothuajse strategjike.
Duan të na e bëjnë të qartë neve shqiptarëve se kështu është jeta, kështu janë ndarë gjërat, këta që janë pasuruar duke na plaçkitur nëpërmjet funksioneve publike janë Zotërit dhe të fuqishmit, ndërsa ne të tjerët që jetojmë a zgjedhim të jetojmë ndershmêrisht, jemi të mjerët e Hygosë që na duhet ta pranojmë e ndërgjegjësohemi për pandryshueshmërinë e këtij realiteti.
Prandaj mediat i kanë kthyer në restorante luksi me klientelë të përzgjedhur.
Prandaj gazetarët dhe studiot televizive funksionojnë vetëm me listëporosi nga Master Shefat e politikës.
Prandaj lajm në Shqipëri bëjnë ata që paguajnë, e jo ata që veprojnë.
Kjo është arsyeja pse kemi mbërritur në këtë pikë kur ti përfillesh dhe ekziston në mediat e restorantet e luksit vetëm, nëse je pjesë e klientelës apo e listëporosisë.
Kjo kenetë luksi ku këndojnë vetëm zhabat e pushteteve të politikës e parasë, ka qelbur shpirtërisht, mendërisht, kulturalisht dhe moralisht të gjithë shoqërinë shqiptare.
Kuakuaket e kënetës janë kaq mirë të kordinuara, sa secila ia di radhën, lojën, orarin, kërcimin, kutërbimin dhe tingullin tjetrës.
Asgjë që ndodh sot, nuk e prish rendin që këta kanë vendosur së bashku.
Në kënete ka edhe vrasje, edhe orgji, edhe tradhëti, edhe joshje, edhe batërdi, kështu që pse një send ndodh papritmas për ne, një skandal shpërthen apo një protestë lind diku, nuk është se ndryshon gjë.
Këta i kanë marë masat të marin nën kontroll gjithçka që ndodh, qoftë edhe ngjarjet e zhvillimet spontane.
Rritet dramaciteti në teatrin e kënetës sonë.
Vetëm kaq.
Ndahen korret e kuakuakeve pro dhe kundër skandalit, çështjes, apo ngacmimit të rradhës, e në fund mbërrijmë në paradoksin kur e majta proteston kundër të majtës ndërsa e djathta konvencionale bën festë për të majtën e gjithëfarësoj tollovie me apo pa ngjyrë me apo pa parime a përkatësi.
Mjafton tu hedhësh një sy portaleve dhe mediave të së djathtës konvencionale a atyre sadopak pranë saj e opozitës, e do shohësh vetëm ditirambe për aktorë e faktorë të majtë, pa ngjyrë, turlilloj kaqoli, por vetëm veprimtarë e idealistë të së djathtës me integritet nuk gjen.
Mediat e majta vazhdojnë traditën e fletërrufeve kundër kujtdo që e njohin si armik, por nuk harrojnë të promovojnë vetëm ata faktorë që opozita do të promovojë.
Çmimi i heroit të mediave tona është sa dy a tre Kryetarë qê bien dakort për listat e atyre që duan dhe atyre që nuk duan.
Akte, vepra, aksione, gjeste e organizime mendimtarësh dhe veprimtarësh me vlera e mend në kokë, ndër vite dhe me vetëmohim, nuk gjejnë asnjë gërmë e asnjë hapësirë në mediat tona të majta e të djathta.
Paradoksi nuk qëndron tek mediat e majta, sepse pothuajse të gjithë e kanë pranuar tashmë se ato janë thellësisht e rreptësisht të komanduara nga Shtabi i Agjipropit të Rilindjes.
Paradoksi qëndron tek ata që kritikojnë e denoncojnë mediat e majta për çensurë e kontroll, pra tek mediat e djathta apo ato pranë të djathtës, prej të cilave ngase janë në Opozitë pritet e ndryshmja, e drejta, modeli i së mbarës…
Është kaq flagrante sa vetëm me një sy të lehtë mund ta dallosh kthjelltazi se edhe mediat e djathta kanë hapësirë vetëm për listëporosinë e Partise, e 2 a 3 apo 4 Udhëheqësit Kryesorë në vend dhe për të gjithë të majtët që shajnë me ç’të munden e si të munden Rilindjen, mjaft që të jenë të diskredituar vetë aq sa askush të mos besojë dot tek ata .
Po të jesh komunist që shan Rilindjen, je hero në mediat e djathta.
Po të jesh socialist që shan Rilindjen, je hero në mediat e djathta.
Po të jesh Rilindjeist i penduar, i pakënaqur a zhgënjyer, je hero në mediat e djathta.
Po të jesh politikan a aktivist që di mirë të paguash faturat aty ku duhet, aq sa duhet, ashtu si duhet, je hero në mediat e djathta.
Po të jesh aktivist civil që punon për të majtën, e që je porositur nga e majta të protestosh kundër së majtës, je hero në mediat e djathta.
Që mediat e djathta të bëjnë lajm dikë, një mendim, veprim, akt a organizim jashtë listëporosisë, klientelës me pagesë apo jashtë listës së rilindjesharësve të majtë, duhet të ndodhë që hëna të bëhet vezë e fërguar dhe dielli të bëhet domate zemërkau.
Mediat e majta janë edhe më keq akoma.
Ato nuk janë të hapura fare për askënd jashtë porosive e pagesës.
Mediat e majta atyre që rradhiten si ‘sharës të së djathtës’ i projektojnë e ua shkruajnë vetë skenarin dhe fjalët.
Në këtë kënete nuk ka më asnjë çudi.
Skandalet ndodhin brenda lejes.
Protestat gjithshtu përfundojnë të administruara dhr tradhëtuara.
Dallge nuk ka.
Çfarëdo që të ndodhë, sado i madh a i vogël qoftë skandali, Master Shefat e politikës e dinë që as valëzime nuk do ketë.
Edhe nëse këneta ndahet në mes, edhe nëse këneta ndryshon balancën e korreve të kuakuakeve, edhe nëse bie njëra aleancë, e ngrihet një tjetër, këneta vijon të kutërbojë sepse nuk ka më as burim, as shi, e as dallgë tia trazojnë ujërat.
Parashikimi im përsa ndodh e varet nga fuqitë dhe energjitë e brendshme në vendin tonë është i trishtë.
Dua të shoh por nuk po mund të shoh dot dritë në fund të tunelit, që lind veç nga ne e brenda nesh.
Kushdo që vendos të bëjë beteja të ndershme, të dlira, të paporositura, të papaguara, të papërlyera, në këtë vend, si qytetar a si aktivist, si vetmitar a si i organizuar, bën mire të jetë me vetëdijësimin e plotë se gjithçka do të bëjë nuk do të ekzistojë për kënetën.
Këneta nuk na do, nuk na përfill, nuk na sheh, nuk na dëgjon, e as ia ndjen fare për neve qytetarët e veprimtarët e lirë.
Këneta i urren burimet.
Këneta e urren shiun dhe lëvizjen.
Ne nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër përveçse të ikim fare nga ky vend e kjo kënetë, ose të vazhdojmë betejën të palodhur nga shpërfillja e kutërbimi i kënetës.
Ikja jonë, do ta bëjë kënetën edhe më të thellë këtu.
Lufta jonë, kërkon që ne të mos mendojmë se përleshjen me këneten do të mund ta bëjmë jashtë kënetës.
Nuk mund të ndodhë.
Lufta jonë, kërkon që të jemi aq të duruar, aq kreativë e aq virtuozë sa të hyjmë pa ngurrim e të bëjmë surf në kënetë.
Kjo është e vetmja zgjidhje.
Surf në kënetë.
Tjetër zgjidhje nuk ka.
Përndryshe Reforma në Drejtësi do ta bëjë të veten dhe mrekullia do të ndodhë.
Sundimrarët dhe plaçkitësit tanë në këto 27 – 28 vite do të përfundojnë me kapuca e pranga nê duar.
Perëndimi do ta realizojë deri në fund atë çka ka nisur.
Gjithçka duhet të bëjmë ne është ti besojmë Perëndimit dhe të mbetemi të pastër në këtë kënetë.
Kaq…
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Nuk ka kontribuar për partinë që nga 2013”/ Topi “shkund” Bashën: Ka menduar për interesa personale

Publikuar

-

Nga

Ish presidenti Bamir Topi ka qenë i ashpër sa i takon drejtimit të opozitës nga Lulzim Basha dhe vendimit të tij për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën.

Në një intervistë për Top Talk, Topi deklaron se që nga viti 2013, Lulzim Basha nuk ka punuar dhe shërbyer për të ardhmen e partisë, por thjesht për interesa personale.

Duke folur për situatën politike në vendin tonë, Topi tha se Kuvendi është vendi ku përzjehen ujërat mes partive politike.



Ka kaluar shumë vite në opozitë dhe nuk ka pasur asnjë hapësirë për ta vendosur Berishën para drejtësisë.

Nuk është një grup I vjetër mëkatarësh, por janë shtuar jo vetëm në krahiun e djathtë por edhe në krahun e majtë. Atje ku është tempulli, përzjehen ujrat dhe e thënë në mënyrë metaforike, sepse nga pikëpamja e drejtpërdrejtë edhe dikriminalizimi vërteton këtë gjë.

Ai që është projektuar në 2013 ka qenë pararendëse që unë personalisht e kam menduar. Ai ishte një krijesë artificiale dhe pa asnjë kontribut në PD. Basha ka shërbyer jo të natyrës politike por për interesa private. Unë nuk e njoh sot Sali Berishën, në rast se do kishte një studim  do e kishim të vështirë të gjenim një koherencë të deklaratave politike në Shqipëri”, tha Topi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Akuzohet për falsifikim dokumentesh/ Klodiana Lala zbardh vendimin e Gjykatës së Lartë për Luan Dacin

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Lartë ka vendosur ditën e sotme mospranimin e rekursit për ish anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci.

Daci është cilësuar fajtor me vendimin e formës së prerë nga Apeli i Posaçëm për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Ai nuk ka treguar shkarkimin nga detyra në ’97, por ka deklaruar në kohën që tentoi dhe arriti të bëhej anëtar i KPA-së, se është larguar me dorëheqje dhe për këtë arsye është cilësuar fajtor.

LEXO EDHE:  Dëbimi i mësuesve turq/ KE ultimatum Shqipërisë: Zbatoni konventat ndërkombëtare

LEXO EDHE:  Epidemia e gripit të derrit rrezikon Shqipërinë?/ Reagon ISSHP



Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se ditën e sotme nga Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit për Luan Dacin, duke lënë në fuqi dënimin e tij.

Vendimi është marrë në dhomë këshillimi, ndërsa tashmë KPA duhet të nisë procedurat për largimin e tij si anëtar i këtij institucioni./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitja e biznesmenit nga “policët”/ Albert Dërvishi: Ne nuk hyjmë si hajdutë në banesa

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dërvishi i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News 24’ u ndal gjerësisht te ngjarja e rëndë në Nikël të Krujës, ku një biznesmen u dhunua dhe u grabit nga persona ende të paidentifikuar në banesën e tij.

Në punë tonë të përditshme disa zona policore i kemi në fokus të veçantë, siç është Nikla. për këtë masë janë marrë masa nga policia e Shtetit dhe janë zhvilluar operacione, një pjesë e të cilave janë bërë të ditura ose një pjesë është në zhvillim. Këtë vit kemi caktuar një grup të posaçëm për komisariatin në Krujë, sidomos në këtë zonë. Ka disa mënyra që autorët përdorin për të realizuar një aktivitet kriminal

Një prej tyre është se prezantohen si punonjës policie. Po kjo nuk do të thotë që të hidhen hije dyshimi mbi punonjës policie. Për këtë rast po punohet intensivisht. Të shpresojmë që lajmin ta marrim sa më shpejt të jetë e mundur. Uniforma, ose copa me të cilën policia prodhon kostumet e stërvitjes ka edhe në pazar. Nuk është e vështirë që një rrobaqepës t’i përshtat. Apo dhe kapele të tilla ka dhe në Pazar. Ngjarje të tilla, me pasojë ose pa pasoja, si qartëson njerëzit e dëmtuar që të vërejnë me imtësi që uniforma është ajo apo e imituar. Po të dëgjoni dëshminë e të dëmtuarit, ai ka pasur dyshime se ata nuk ishin policë. Policia nuk hyn si hajdutë në banesa”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  Soreca jep lajmin e mirë/ BE, 20 milionë euro për Shqipërinë

LEXO EDHE:  Rama: Përgëzime dhe faleminderit nga zemra kuqezinjve !



Ai është ndalur më tej te vrasja e biznesmenit në Fier, Demir Backa, Dervishi tha se për këtë ngjarje po punohet me intensitet, shkruan BË.

Edhe për këtë ngjarje po punohet me intensitet. Deri tani janë grumbulluar disa fakte, informacione interesante që me siguri do të hedhin dritë në drejtim të zbardhjes së kësaj ngjarje. Ajo që dua të shtoj është se ngjarje të tilla nuk është se ndodhin për herë të parë, jo për të justifikuar në opinionin publik. Pasi ne kemi përgjegjësinë në rastin më të mirë të parandalimit, dhe të zbulimit dhe vënies para drejtësisë të autorëve. Këto ngjarje të tilla nuk e kanë cënuar situatën e kriminalitetit dhe të kenë vënë në dyshim efektivitetin e strukturave policore. Edhe në lëvizjet e fundit që ka bërë drejtori i ri i Policisë së Shtetit, kanë marrë impuls të ri pune për të vijuar punën. Ne nuk flemë mbi dafina. Dy janë figurat e krimit që kemi evidentuar në këtë 9 mujor, dhuna në familje dhe krimi kibernetik”, theksoi ai.

LEXO TE PLOTE