Connect with Us

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’/ Njëra prej tyre futet në market

Aktualitet

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’/ Njëra prej tyre futet në market

Publikuar

-

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Shkozës.

Nga të dhënat mësohet se dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ dhe për pasojë njëri prej tyre i është afruar derës së një marketi, duke thyer edhe xhamin.

Nuk raportohet për të plagosur apo viktima, por policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A është kontaktuar nga Gjykata e Hagës?/ Përgjigjet Sali Berisha

Publikuar

-

Nga

A është kontaktuar nga Gjykata e Hagës?/ Përgjigjet Sali Berisha

“A është kontaktuar nga Gjykata e Hagës?” Kjo është pyetja që i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa po fliste për çështjen e kufijve të Kosovës dhe luftën me Serbinë.

Berisha tha se më përpara ka pasur kontakte për shumë çështje me Gjykatën e Hagës

“Jo, unë jam kontaktuar për shumë gjëra kur u ngrit Gjykata sepse edhe Shqipëria edhe Kosova kanë firmosur një marëveshje me përfaqësuesit e gjykatës. Ajo marrëveshje është firmosur në të dy parlamentet. Unë kam kundërshtuar raportet e Dick Marty”, u shpreh ai në emisonin “Opinion”.



Pyetjes nëse është kontaktuar kohët e fundit, Berisha iu përgjigj duke thënë jo.

LEXO EDHE:  “5-vjeçari që humbi jetën në Shkozë i përket një familje rome”/ Vokshi akuza Bashkisë së Tiranës

LEXO EDHE:  “5-vjeçari që humbi jetën në Shkozë i përket një familje rome”/ Vokshi akuza Bashkisë së Tiranës

“Nuk jam kontaktuar. Nuk kam asnjë gjë konkrete për asnjë rast”, theksoi ish-kryetari i PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“I tha të përgjigjen sipas kanunit”/ Lala tregon se si nisi zanafilla e konfliktit mes familjes Reçi e Gjini

Publikuar

-

Nga

“I tha të përgjigjen sipas kanunit”/ Lala tregon se si nisi zanafilla e konfliktit mes familjes Reçi e Gjini

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer me detaje mbrëmjen e sotme në “Real Story” se si kanë nisur konfliktet mes familjeve Reçi e Gjini në Mirditë.

Lala tha se shtetasi Gasper Reçi dhe Tonin (Armando) Gjini të dy të ekzekutuar kanë qenë bashkë pjesë e një grupi të trafikut të heroinës në Itali.

Sipas saj, gjithë konflikti mes dy familjeve ka nisur kur Tonin, Armando Gjini i ka dorëzuar Gasper Reçit një sasi të madhe heroine në Romë. Bëhet fjalë për rreth 3 miliona euro që Gasper Reçi ka deklaruar se e ka humbur.



Pasi humb ngarkesën ai vritet. Dyshimet bien mbi të riun Kreshnik Gjini. Familja Reçi dyshohet se në 2016 përfshihet në vrajsen e Sajmir Jakut që ishte daja i Kreshnik Gjinit, nga fisi i vëllezërve Gjini.

LEXO EDHE:  Tragjike/ Gjendet i mbytur fëmija katër vjeç

LEXO EDHE:  Mashtrimi i pacipë i Veliajt dhe Bushatit/ Çfarë u premtonin banorëve të Shkozës 1 vit më parë

“Në momentin që Tonin Gjini dhe familja Reçi e kuptuan problemin, Gjini shkoi dhe i tha të përgjigjen sipas kanunit. Pra bëjnë be në kishë. Pala që dyshohet se e ka shitur drogën garanton që nuk është fajtore dhe angazhohen që të zgjidhin problemin. Kjo nuk ka ndodhur. Familja Reçi dyshonte se familja Gjini kishte ekzekutuar Gasperin. Ata tentojnë të vrasin Toninin, pra Armandon në atentat me telekombandë. Nuk arritën ta vrasin dhe u kthyen para një viti, e vranë para kishës në Rrëshen. Pastaj situata u ndez dhe u vra edhe Kastriot Reçi. E tregova historinë për të thënë që hetuesit janë përqendruar te sherri i nisur në Romë”, tha Lala/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Xhezair Zaganjori: Marrëveshja e detit me Greqinë të mos zgjidhet në Gjykatën e Arbitrazhit

Publikuar

-

Nga

Xhezair Zaganjori: Marrëveshja e detit me Greqinë të mos zgjidhet në Gjykatën e Arbitrazhit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori thotë se, dërgimi i çështjes së kufirit detar me Greqinë në Gjykatën e Hagës do të ishte zgjidhja më e mirë për Shqipërinë. Zaganjori në një reagim për Euronews Albania nuk rekomandon zgjidhje me palë të tretë apo Gjykatën e Arbitrazhit dhe sjell si shembull rastin e mosmarrëveshjeve mes Kroacisë dhe Sllovenisë.

“Zgjidhja me Gjykatë Ndërkombëtare është zgjidhja më e mirë. Aq më tepër që çështja është politizuar në mënyrë të tejskajshme. Mundësitë janë të shumta por për shumë arsye më e mira është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë. Nuk do të rekomandoja as me palë të tretë e as me Gjykatë Arbitrazhi.



Përvoja e Kroacisë me Slloveninë është shumë e keqe. Kam shkruar mbi këtë temë disa herë tek “Gazeta Shqiptare”. Nuk do të rekomandoja gjithashtu as Gjykatën e Dr. Detit në Hamburg. Por duhet ditur gjithashtu që në Gjykatën e Hagës duhen të paktën 4-5 vjet. Por nga ana tjetër po bëhen 11 vjet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe askush nuk ka menduar seriozisht për këtë çështje”, përfundon Zaganjori që ishte dhe relator i çështjes në vitin 2010.

LEXO EDHE:  Mashtrimi i pacipë i Veliajt dhe Bushatit/ Çfarë u premtonin banorëve të Shkozës 1 vit më parë

LEXO EDHE:  Panik në Shkozë/ Një person tenton të hidhet nga pallati

Kryeministri shqiptar Edi Rama duke folur për Euronews Greece, tha se dy janë mundësitë për zgjidhjen e çështjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, ose ndërmjetësim nga një vend i tretë, ose në gjykatë. Kjo është zgjidhja më e mirë për kryeministrin që eliminon sipas tij edhe reagimet nacionaliste lokale.

LEXO TE PLOTE