LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lidhje me bandat kriminale/ Kërkohet arrestimi i kryebashkiakut të Ramës

19 Nëntor 2018, 11:29, Aktualitet CNA
Lidhje me bandat kriminale/ Kërkohet arrestimi i kryebashkiakut të

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi në një deklaratë për mediat nga selia blu ka kërkuar arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Sipas tij dosja 339 vërteton më së miri lidhjet e Dakos me bandën e Avdylajve, dosje që dyshohet se kryebashkiaku i Durrësit.

Më tej Gjunkshi është shprehur se kryeministri Edi Rama po bllokon hetimet për Dakon.

?Kryebashkiaku Vangjush Dako, duhet të ndëshkohet me burg. Dosja 339 dëshmon lidhjet e tij me bandën e Avdylajve. Edi Rama po bllokon hetimet?,- ka thënë Gjunkshi.

Deklarata e plotë:

Prej gati një muaji, qytetarët janë njohur me denoncimin e Partisë Demokratike se Vangjush Dako është peshku i madh i dosjes 339!

Denoncimi i Partisë Demokratike u provua i vërtetë, kur disa nga përgjimet e dosjes 339 u bënë publike me arrestimin për trafik ndërkombëtar droge të bandës së Avdyljave.

Nëpërmjet dosjes 339 Partia Demokratike u faktoi shqiptarëve se qeveria e Edi Ramës nuk i ka fituar zgjedhjet, por i ka vjedhur, i ka blerë së bashku me bandat për të sunduar shqiptarët.

Vangjush Dako është një nga personat kyç për blerjen kriminale të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës.

Shkarkimi i kryebashkikaut të Durrësit duhet të ishte veprimi i parë që duhet të kishte bërë një kryeministër i pakapur nga krimi,

Arrestimi duhet të kishte qenë vendimi i menjëhrshëm një prokurorie të pakapur nga qeveria dhe krimi.

Vangjush Dako meriton të ndëshkohet me burg për blerjen e votave nëpërmjet bandave dhe për shpërblimin me tendera, punë publike dhe favore të tjera për krimin që i siguroi votat.

Në Dosjen 339 ndodhen qindra faqe me përgjime që vertetojnë lidhjet e bandes kriminale të qeverisë me bandën e Avdylajve, në Durrës dhe Shijak .

Biseda e shkurtit 2017 me bandën Avdylaj, me nofkën Niçja, ku i premton favore, e vërteton më së miri përmasën e skandalit Dako.

Nëpërmjet përgjimeve, shqiptarët kanë parë sesi banditët drejtojnë një kryebashkiak dhe caktojnë pushtetin e një kryeministri.

Edi Rama po tenton bllokimin e dosjes 339, sepse me arrestimin e Dakos zbardhet me prova ligjore denoncimi i opozitës dhe konstatimi i vëzhguesve ndërkombëtarë se si zgjedhjet e vitit 2017-s u blenë.

Këto fakte janë një apel, për të gjithë miqtë e Shqipërisë, për qytetarët e ndershëm që kerkojnë dhe dëshirojnë që në këtë vend të ketë liri, te ketë demokraci, që në ketë vend të sundojë ligji dhe jo krimi./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga