LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lënda plasëse tek makina e drejtorit të Hekurudhës, reagon Policia

19 Nëntor 2018, 10:56, Aktualitet CNA
Lënda plasëse tek makina e drejtorit të Hekurudhës, reagon

Pas lëndës plasëse vendosur makinës së drejtorit të drejtorit të Hekurudhës në Durrës, Ani Dyrmishi, ka reaguar Policia e Shtetit.

?Sot rreth orës 08:30, në lagjen nr.4, në një parking mjetesh u konstatua një pako, e dyshuar si lëndë plasëse. Në vendin ku u gjet pako, ishte parkuar mjeti tip ?Pasat? me targa AA 070 TP, në përdorim nga shtetasi A.D. me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave. Në momentin që ka lëvizur mjetin, ai nuk e ka konstatuar pakon e dyshimtë?,-shkruhet në njoftim.

Më tej Policia bën me dije se nga konkluzionet e para të ekspertëve anti-eksploziv rezulton se pakos së dyshuar i mungonin disa elementë për të qenë lëndë plasëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ?Kanosja për shkak të detyrës?./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga