LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush e ka radhën pas Shullazit/ Ja çfarë paralajmëron Lorenc Vangjeli

19 Nëntor 2018, 16:04, Aktualitet CNA
Kush e ka radhën pas Shullazit/ Ja çfarë paralajmëron

Analisti Lorenc Vangjeli në një artikull të tijin ka komentuar njoftimin e ambasadës amerikane për mediat, në të cilin shkruhej ?Kush e ka radhën? pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda për Emiljano Shullazin.

?Qytetarët shqiptarë tani pyesin: ?Kush e ka radhën?? Me këtë pyetje retorike e mbyllte një njoftim të pazakonshëm për mediat ambasada amerikane në Tiranë kur komentonte dhe përshëndeste dënimin me burg të ?një bosi kriminal dhe kriminelëve të tjerë??.

Më shumë se zëdhënie kurioziteti shqiptarësh, kjo është pyetje retorike dhe paralajmërim thelbësor për pritjen që kanë vetë Shtetet e Bashkuara për vijimin e goditjes së krimit.

Për një koincidencë në kohë, javën e shkuar, ndodhi dhe arratia aspak e lavdishme e ish-kryeministrit autokrat maqedonas. Zoti Gruevski iku nga Shkupi, sipas komenteve të medias, ?si një bandit që i shmanget policisë?. Për ironi të fatit, njeriu i fortë i vendit fqinjë, rrugën e tij të arratisë drejt azilit politik, e zgjodhi ta shtrojë nga Shqipëria, vendi i njerëzve të fortë që nuk shkëputen nga pushteti? ? ka shkruar Vangjeli në artikullin e tij.

Më pas ai shkruan se pothuaj tre javë më parë, vetë kryeministri dhe ish-ministri i tij i brendshëm, pas përfundimit të një faze të operacionit Vol ? VO 4, paralajmëruan një valë tjetër arrestesh. Për personazhe të njohur e të identifikuar me termin ?të fortët?.

?Por që atëherë gjithçka mbeti pezull. Edhe Xhafaj iku, edhe pasuesi i tij në ministri, vetëm të premten e shkuar në mbrëmje mori firmën presidenciale për dekretin e emërimit të tij, edhe vetë arrestet mbetën pezull. Politika ja doli dhe njëherë si përherë të paguhet deri në fund me haraçin e vëmendjes dhe rëndësisë që ajo mer edhe atëherë kur nuk duhet.

Tre javë të humbura në atë moment revanshi të policisë mbi krimin nuk janë asgjë, krahasuar me tre dekada bindjeje se ka krim të majtë dhe të djathtë. Se ka banditë që janë në pushtet dhe aleatë me pushtetin dhe se ka banditë që janë në opozitë dhe me opozitën. Është naive dhe tmerrësisht sipërfaqësore të flitet për banditë socialistë apo për kriminelë demokratë, siç është bërë e zakontë në zhargonin politik e diskursin publik të vendit. Ky klasifikim absurd i krimit, që bëhet ditë mbas dite dhe gojë mbas goje nga të gjithë ata që nuk lenë ditë pa i dhënë gojës për ngjyrën politike të krimit. Paraja është e vetmja ideologji dhe parti e krimit.

Ai as ka ngjyrë vote dhe as nuk preferon askënd politikisht. Pa kuptuar këto aksioma të thjeshta, gara për të gjetur ngjyrën e krimit, do të ketë po ngjyrën e absurdit. Krimi është kameleon; ndëron rregullisht ngjyrë sipas rotacioneve politike?, – ka vazhduar analisti.

Në përfundim të shkrimit të tij analisti Lorenc Vangjeli shkuan se shqiptarët duhet të presin që njëlloj si në rastin e Gruevskit, herët a vonë, edhe politikanët shqiptarë do të ndjekin rrugën e rënies dhe të arratisë, cirkun e pashmangshëm të shkëlqimit dhe të rënies së kostumeve të gjeneralëve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga