LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këngëtarja rrëfehet: “Kur isha në jurinë e ‘X Factor’ konsumoja kokainë dhe tentova vetëvrasjen”

19 Nëntor 2018, 10:25, Lifestyle CNA
Këngëtarja rrëfehet: “Kur isha në jurinë e

Anëtarja e grupit ?Spice Girls? Mel B ka pranuar se ka konsumuar kokainë gjatë kohës që ishte anëtare jurie në spektaklin ?X Factor?, teksa ende nuk i kishte dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj prej 10 vitesh, Stephen Belafonte.

?Isha shumë e trishtuar, krejt patetike. Kisha dalë jashtë kontrollit. Merrja rreth 5 deri në 6 viza kokainë në ditë para dhe pas pune. Më bënte të harroja gjithçka, përveç se spektaklit. Isha shumë keq ato dy javë dhe mendova se të konsumoja kokainë do më ndihmonte me xhirimet e ?X Factor? pasi të jetoja me Stephen (ish-bashkëshortin), ishte si një klausofobi neutorike? ? shkruan ajo në librin autobiografik.

Këngëtarja këmbëngul se lëndët narkotike nuk kanë ndikuar asnjëherë në gjykimin e performancave, ku u shfaq së bashku me Simon Cowell, Louis Walsh dhe Cheryl, pasi nuk ka konsumuar asnjëherë gjatë kohës së xhirimeve.

Në librin e saj Brutally Honest, këngëtarja britanike, emri i vërtetë i së cilës është Melanie Janine, i rikthehet edhe momentit kur tentoi vetëvrasjen në vitin 2014. Ajo konsumoi rreth 200 aspirina, pas kërcënimeve të shoqit se do i publikonte të gjitha videot e seksit. Por për hir të fëmijëve, këngëtarja u pendua në moment dhe u nis drejt spitalit, ku për fat edhe shpëtoi.

Lajmet e fundit nga