Connect with Us

“Ke ngatërruar krevatin me skenën”- këngëtarja sulmon dhe akuzon ashpër Taynën

Kryesore Show Biz

“Ke ngatërruar krevatin me skenën”- këngëtarja sulmon dhe akuzon ashpër Taynën

Publikuar

-

Disa kohë më parë, nëpër mediat rozë u fol shumë për konfliktin mes Tayna-s dhe këngëtares Arta Memedi.Më pas, me kërkesë të menaxherëve të Taynës postimet kundër njëra-tjetrës u fshinë nga profilet përkatëse në Instagram, dhe situata duket se vazhdoi e qetë.

Por ditën e djesshme, zënka mes vajzave është kthyer sërish dhe këtë herë, akoma më e ashpër. Tayna publikoi këngën e re “Pow Pow”, teksti i të cilës është interpretuar si një “diss” ndaj këngëtareve të tjera. Dhe mesa duket, e prekur nga kjo është ndjerë edhe Arta e cila menjëherë ka publikuar disa shkrime në Instastory.

“Ti zemër atë zanat nëpër këngë “Aaaah” e ke mësuar në tjetër vend, por të është ngatërruar skena me krevatin, s’ke faj as ti! E mos na dil nëpër televizione kishe ki hjek dej sa ke mbërritur ku je sot se ti me ligjin e tërheqjes asi ligjin e  ?  shumë shpejt ke hipur lart. As edhe një ditë s’ke hjek për të na treguar si të arrijmë sukses, s’je shembull adekuat ti për suksesin e rinisë, se e ke marrë në krah të Rina Balaj’s nëpërmjet ofendimeve. Gjoja po bën rep edhe në krah të atij që t’i ka blerë followersat, klikimet, dezodorantat e tj! Dhe më direkte se kjo s’ka, herën tjetër aman na bëj tag në këngë kur na kushton rreshta e mos u tut!” – ka shkruar ajo dhe është e qartë se i dedikohet Taynës.

LEXO EDHE:  Dafina Zeqiri zgjedh më të mirët/ Paralajmëron hitin e radhës me reperin e njohur

Ajo ka vazhduar edhe me disa shkrime më tej, duke treguar se duke qenë se ka qenë pjesë e label-it të saj më parë i di shumë mirë si kanë funksionuar gjërat që Tayna të dilte në skenë. Madje ajo ka publikuar dhe disa screenshotë të bisedave të labelit, ku ajo i akuzon se e kanë marrë falas faqen me aq shumë ndjekës nga një fans i saj. Ajo ka vazhduar duke i akuzuar se i kanë marrë kanalin në youtubë këngëtarit Elinel dhe e kanë shfrytëzuar atë, njësoj siç kanë bërë dhe me ortakun e tyre duke i dërguar fatura false.

“Hej mos ço intervenca tani që të heq postimet! A donit dissa? Muzikën unë se flliq, se është e shenjtë! Pa kërcënime kaloni më lehtë. Qe kanë për të vazhduar kërcënimet, do dalin disa imazhe shumë të vrazhda për audiencë! Kështu që më mirë t’i mbani pasojat që i keni lypur e më kry për sot!”- ka përfunduar Arta.

Pavarësisht se këto janë akuza shumë serioze, nuk ka pasur asnjë reagim as nga Tayna dhe as nga menaxherët e saj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kryesore Show Biz

“Do të braktisë koncertet”/ Çfarë po ndodh me Elvana Gjatën?

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, është vajza më e komentuar e showbizzit si për jetën e saj intime por edhe për atë profesionale.

Pas një heshtjeje tepër të gjatë në skenën shqiptare për shkak të një skandali të ndodhur në zonen e ish bllokut, ku u përfshi edhe ish i fejuari i saj Ervin Mata , Elvana u rikthye si aktore kryesore në një film të Ermal Mamaqit i quajtur “Dy gisht mjaltë”, i cili pati një sukses shumë të madh në Shqipëri dhe jo vetëm.

Më pas Elvana Gjata nuk u ndal me këngët e saj të cilat u bënë hite por edhe koncerteve ku më i fundit ishte ai i organizuar në sheshin “Skenderbej” ku ajo u rikthye në mes të publikut me këngët e saj të vjetra por edhe ato më të reja.

LEXO EDHE:  Publikoi trupin e një femre të zhveshur/ Fansat e ndëshkojnë këngëtaren me këtë veprim

LEXO EDHE:  Lindja e fëmijës i ka kushtuar karrierën divës së muzikës



Por burime të sigurta për CNA.al, thonë se këngëtarja do të braktisë koncertet dhe ky do të jetë viti i fundit që ajo i organizon ato dhe do t’i rikthehet recitaleve.

Nuk dihet arsyeja pse Elvana ka marrë këtë vendim por pritet të shohim se çfarë do të ndodhë me jetën profesionale të saj.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Tjetër divorc VIP/ Vajza e show-t kapet me ish-deputetin

Publikuar

-

Nga

Një tjetër divorc VIP, që vjen nga lidhja e vajzave të show-t këtë herë me një politikan.

Pas divorcit me të fundit të Grida Dumës nga bashkëshorti dhe Ervin Salianjit me të fejuarën e tij, pasi u kap në mesazhe me G.D, një tjetër ish-deputet është bërë shkak për divorc në famije.

Mediat raportojnë se ish-aktorja e Protokallisë dhe AL Pazar, së fundi moderatore e emisionit Mos i Fol Shoferit, Rudina Dembacaj, është divorcuar. Shkak i divorcit të saj është berë lidhja me një ish-deputet.



Faxweb raporton se aktorja e humorit prej disa muajsh tashmë është ndarë nga bashkëshorti i saj, dhe shkak për këtë është bërë një histori e re dashurie në jetën e saj. Dembacaj është parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin duket se është shkaku kryesor i ndërprerjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën Viktoria.

LEXO EDHE:  E kuqja “pushton” klipet shqiptare/ Njihuni me këngëtaret që u veshën me të njëjtën ngjyrë

LEXO EDHE:  Fjolla Morina nuk përmbahet/ Publikon videot lakuriq nga vaska

Që marrëdhënia mes tyre ka kohë që është ftohur kjo vihet re dhe në postimet e aktores në rrjetet sociale, ku prej më shumë se një viti nuk ka asnjë foto me bashkëshortin e saj, dhe dedikimet e vetme janë për të bijën. Po ashtu të gjitha pushimet e verës Rudina i kaloi bnë shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi, ashtu si dhe nuk përmendet në asnjë prej intervistave që ajo ka dhënë për media të ndryshme. Ata u martuan së bashku në verën e vitit 2016, por pavarësisht dashurisë për ‘’qerosin’’ e saj, aktorja duket se i është dorëzuar një romance të re. Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme aktorja nuk mban më as unazën në gishtin e martesës, në ndryshim nga më parë.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Momenti më i sikletshëm në Hollywood/ Kjo foto e Brad Pitt dhe aktores së njohur po bën xhiron e rrjetit

Publikuar

-

Nga

Premiera e filmit më të ri të Tarantinos, “Once upon a time in Hollywood” ka pasur një moment tepër të sikletshëm mes aktorëve të njohur.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është momenti i sikletshëm i takimit të Brad Pitt me Lena Dunham-in.



Fotografëve nuk u ka shpëtuar momenti kur Lena i është afruar për t’i dhënë Brad-it një puthje mes faqes dhe buzëve, e cila me siguri ka qenë një keqkuptim.

LEXO EDHE:  Lindja e fëmijës i ka kushtuar karrierën divës së muzikës

LEXO EDHE:  Dafina Zeqiri zgjedh më të mirët/ Paralajmëron hitin e radhës me reperin e njohur

Kaq ka mjaftuar që fotoja e tyre të bëjë xhiron e rrjetit dhe të gjithë po diskutojnë momentin e sikletshëm mes aktorëve, të cilët më pas janë ndarë duke u sjellë sikur asgjë e tillë s’kishte ndodhur mes tyre.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: