LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dyndje në urgjencë/ Ulja e temperaturave sjell viroza te fëmijët

19 Nëntor 2018, 09:31, Aktualitet CNA
Dyndje në urgjencë/ Ulja e temperaturave sjell viroza te

Ulja e temperaturave ka sjellë dyndjen e fëmijëve të prekur nga virozat në urgjencën e Pediatrisë në Tiranë.

Ditën e shtunë vihet re një fluksh fëmijësh, pasi të dielave qendrat shëndetësore nuk ofrojnë shërbim mjekësor. Por kjo situatë është edhe gjatë javës, pasi prindërit kanë më tepër besim tek mjekët e Qendrës Spitalore Universitare, kur në fakt duhet të ndodhë e kundërta.

Për shkak të ngarkesës së madhe, një mjek duhet të përballojë një numër vizitash mbi kapacitetin njerëzor, ndërkohë që pediatri në qendrën shëndetësore të lagjes ndjek në vazhdimësi fëmijën dhe mund të jetë më efikas mjekimi atje, shkruan Top Channel.

Por ndonëse ka shumë raste të prekurish, si fëmijë dhe të rritur, dhe mjekët e familjes thonë se është grip, Instituti i Shëndetit Publik ende nuk konfirmon se janë izoluar raste të gripit në vend. Në ISHP thonë se shpesh mjekët e familjeve ngatërrojnë gripin me virozat, pasi shenjat klinike janë të ngjashme.

Lajmet e fundit nga