Connect with Us

Dita botërore kundër dhunës ndaj fëmijëve/ Manastirliu: Të gjithë bashkë për t’i mbrojtur

Aktualitet

Dita botërore kundër dhunës ndaj fëmijëve/ Manastirliu: Të gjithë bashkë për t’i mbrojtur

Publikuar

-

Në ditën Botërore të Parandalimit të Abuzimit ndaj Fëmijëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu dhe Përfaqësuesi i UNICEF Shqipëri, z. Roberto De Berndardi, zhvilluan një takim me përfaqësues të “Bordit të Fëmijëve” të Linjës Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë – ALO 116, ku biseduan rreth sistemit të mbrojtjes së fëmijëve.

Znj. Manastirliu, pasi dëgjoi vetë fëmijët të cilët përshkruan rastet për të cilat ata janë të detyruar t’i drejtohen ALO 116 111, theksoi se për çdo fëmijë të neglizhuar duhet të funksionojë mbrojtja e menjëhershme.

“Ti përgjigjesh një fëmije që ka nevojë për ndihmë është më shumë sesa detyrë, është përgjegjësi morale e secilit prej nesh, ndaj është e rëndësishme të dëgjosh drejtpërdrejt prej tyre nevojat, kërkesat, dëshirat për të krijuar një sistem, ku të gjithë bashkë jemi pjesë, që i mbron fëmijët, veprohet shpejt, në funksion të mbrojtjes së interesit më të lartë të fëmijëve”,- tha Manastirliu.

Drejtori i Linjës Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë z. Mirgit Vataj theksoi se “ ALO 116 është një pikë kyçe e sistemit të shërbimeve referente për fëmijët dhe punon për përmirësimin e sistemit të mbrojtes së fëmijëve nëpërmjet advokacisë dhe mbështetjes së një sistemi që i përgjigjet fëmijëve që kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje”.

Fëmijët e bordit në bashkëbisedim me ministren dhe përfaqësuesin e UNICEF, dhanë mesazhin se tashmë përballë fenomeneve si bullizmi, dhuna dhe neglizhimi, shfrytëzimi i punës së fëmijëve apo edhe trafikimi i tyre, Linja Kombëtare ALO 116 111 është miku dhe psikologu i tyre më i mirë.

Më pas, Ministrja e Shëndetësisë iu drejtua ambienteve të Linjës, ku Znj. Manstirliu priti në linjë dhe ju përgjigj për disa minuta telefonatave me fëmijët duke u njohur edhe me shqetësimet dhe dëshirat e tyre. Duke vlerësuar punën e bërë nga ALO 116 111 për mbrojtjen dhe adresimin e çdo problematike të fëmijëve, ajo theksoi se “Pushteti vendor, ai qendror, donatorët të gjithë bashkë duhet të punojmë çdo ditë për të krijuar një mjedis të sigurtë për çdo fëmijë sepse për ne fëmijët janë të parët”.

LEXO EDHE:  Këto janë shenjat që tregojnë se dikush është ende "fëmijë në tru"

Gjatë këtyre 10 viteve ALO 116 111 ka pritur më shumë se 666.269 telefonata nga të cilat janë trajtuar 15.765 çështje. Vetëm gjatë këtij viti janë menaxhuar nga Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve 1105 fëmijë që kanë patur nevojë për mbrojtje nga dhuna dhe abuzimi.

Shqetësimet kryesore të raportuara nga fëmijët pranë ALO 116 111 janë: 601 çështje të abuzimit fizik, 137 çështje të abuzimit seksual dhe 271 çështje të abuzimit emocional; 379 çështje fëmijë dëshmitarë dhune në familje; 640 çështje probleme me mësuesit dhe 486 çështje për probleme akademike. 362 çështje i referohen problemit të bulizmit; 2956 çështjen probleme me bashkëmoshataret; 309 çështje të divorcit të prindërve, 1248 çështje probleme të marrdhënieve me prindërit dhe 269 probleme në marrdhëniet vëllazërore; 1301 çështje i referohen kërkeses për informacion në lidhje me substancat psikoaktive dhe 394 çështje në lidhje me mërzitjen dhe depresionin.

Aktiviteti “Unë Flas me Fëmijët”, erdhi në vazhdën e disa aktiviteteve që do zhvillohen në kuadër të javës së të drejtave të fëmijëve në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vendi nuk gjen qetësi/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Pas atentatit të ndodhur në qytetin e Elbasanit ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani duket se vendi nuk po gjen qetësi.

Të shtëna më armë janë dëgjuar sërisht ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Poro të Novoselës.

Mësohet se me armë është qëlluar në drejtim të një lokali ne pronësi të shtetasit me iniciale GJ.N. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Asgjë s’do të na ndalë”/ Basha thirrje lushnjarëve: Jam i vendosur që të marrë në dorë fatin tuaj

Publikuar

-

Nga

“Asgjë s’do të na ndalë”/ Basha thirrje lushnjarëve: Jam i vendosur që të marrë në dorë fatin tuaj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të turit elektoral, është ndalur pasditen e sotme në qytetin e Lushnjes.

Gjatë fjalës së tij, Basha i bëri thirrje qytetarëve që t’i drejtohen masivisht kutive të votimit në 25 prill dhe të votojnë për numrin 9.

“Votoni numrin 9 për ndryshimin e bashkuar. Ky vend i ka të gjitha potencialet. Kjo Lushnjë e qytetarisë, e bujqësisë, do të mundësojë punësim e dije.

Kjo Lushnjë e krenarisë që ka në mesin e saj të zotë. Sa Julian ka këtu? Sa Julianë ka Shqipëria. Ejani bashkë, Europa na ka shtrirë dorën. Kam besim tek ju rinia e Lushnjës, rinia e Shqipërisë. Fitorja ka zbritur në këtë shesh dhe njësoj si retë e zeza që nuk e ndalën dot Besëlidhjen e Lushnjës.

 Asgjë se ndal vullnetin e lushnjarëve për të dalë masivisht në zgjedhjet ku do të vendoset fati i familjeve tuaja, i fëmijëve tuaj, i vendit tonë. Jam i vendosur që të marrë në dorë fatin e tij, me votë. Le të jetë 25 prilli si dita e fundit e tranzicionit. Ndryshimi i pandalshëm po vjen në të gjitha shtëpitë.

Asgjë s’do të na ndalë të dalim masivisht dhe të votojmë. Këto janë zgjedhjet vendimtare, vendosin fatin e familjes suaj”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Militanti i PD-së tronditi Elbasanin/ Patozi: Deklarata e Metës ishte e tmerrshme

Publikuar

-

Nga

“Basha i marrë peng nga qeveria”/ Patozi: Presidenti i acaruar, LSI po humb terren

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar për vrasjen që ndodhi ditën e sotme në Elbasan të Pjerin Xhuvanit.

Patozi i ftuar në “Report Tv” tha se në ngjarje kaq të rënda qëndrimi i një presidenti duhet të ishte i qartë dhe i prerë dhe jo të ta trajtonte ashtu si bëri.

“Meta bën mirë të mos dalë kur ka ngjarje të tilla, se deklarata e tij ishte e tmerrshme, Meta mbajti 2 orë një konferencë shtypi për banderolën në Fier, dhe ishte i hakërruar. Ishte një shqiptar që humbi jetën që i përkiste njërës palë, Meta s’mund ta trajtonte që s’kishte qejf të fliste, por duhet të mbante një qëndrim të qartë dhe të prerë. Mos të bëjë deklarata të tilla se nuk dëmton vetëm presidentin e republikës si Institucion“, u shpreh Patozi.

Ndër të tjera kordinatori I Bindjes Demokratike shtoi se kjo ndodh vetëm midis dy partive kryesore sepse kokat e këtyre partive janë të gatshme të bëjnë gjithçka për të arritur qëllimet politike.

LEXO EDHE:  Trafikim seksual dhe abuzim me të mitur/ Arrestohet këngëtari i famshëm pas akuzave të rënda

LEXO EDHE:  Bëhet nënë për herë të parë, modelja shqiptare: Jam në qiellin e shtatë

“Pse ndodh vetëm mes PD dhe PS sepse, kokat e nxehta të këtyre partive janë gati të bëjnë gjëmën që të arrijnë qëllimet politike”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE