Whatsapp vjen me këtë super risi që do ju bëjë dhe ju pjesë të saj! – CNA
Connect with us

Aktualitet

Whatsapp vjen me këtë super risi që do ju bëjë dhe ju pjesë të saj!

Publikuar

-

Një aplikacion “i zgjuar” i disponueshëm për telefonat Android do t’ju lejojë të shndërroni çdo fotografi në një sticker që pastaj mund të përdoret në WhatsApp.

Zbulimi u bë nga “The Next Web” por u zhvillua nga një ish pjesëtar i stafit, Sven van der Zee, i cili e ka bërë të disponueshme falas aplikacionin në  Google Play Store.

Aplikacioni, i quajtur “Stendw Studio” ju lejon të importoni një foto, të prisni një pjese të saj dhe ta shtoni atë në WhatsApp si një “sticker”

Por, ka dhe disa kufizime mbi to.

Ju duhet të krijoni të paktën tre stickers para se të eksportoni një paketë prej tyre në WhatsApp dhe ju jeni të kufizuar në 10 paketa sticker-ash me një maksimum prej 30 stickers per paketë.

Ekipi i dizenjatorëve të WhatsApp ka thënë se do të krijojë dhe vetë stickers-at e tij dhe lançimin e tyre për të dy përdoruesit, iOS dhe Android.

WhatsApp ka bërë të mundur që palët e treta të krijojnë paketat e tyre të stickerave në mënyrë që grafika e re të vazhdojë të rrokulliset. “Qoftë me një gotë çaji duke qeshur  ose një zemër të thyer, stickers-at ju ndihmojnë të ndani ndjenjat tuaja në një mënyrë që ju nuk mund ta  shprehni me fjalë” – shpjegoi WhatsApp në një postim në blog.

Për të përdorur stickers në një bisedë, thjesht prekni butonin e ri të sticker-it  dhe zgjidhni sticker-in që dëshironi të ndani.

Mund të shtosh paketa të reja të stickerave duke prekur ikonën plus.

WhatsApp thotë se është duke rishikuar përditësimin si për Android ashtu edhe për iOS gjatë javëve të ardhshme. Kështu që do t’ju duhet të siguroheni që të mbani një sy për këtë përditësim.

Aktualitet

Çfarë po ndodh te Krimet e Rënda?/ Thirret sërish Salianji

Publikuar

-

By

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji është paraqitur sot sërish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Burime për “BalkanËeb” thanë se Salianji ka qëndruar për pak kohë në organin e akuzës, me kërkesë të këtij të fundit.

Ende nuk dihet nëse fletëthirrja për ish-deputetin Salianji ka të bëjë me çështjen ‘Xhafaj-Babale’ denoncimet e vazhdueshme për trafikun e lëndëve narkotike, apo me kërcënimet në adresë të tij pak kohë më parë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ylli i Gjermanisë i lë të gjithë gojëhapur/ Habit me veshjen 25000 euroshe (Foto)

Publikuar

-

By

“Mbreti” i modës në kombëtaren gjermane ka qenë padyshim Zherom Boateng. Me lënien jashtë të Boateng, duket se pasuesi i “fronit” do të jetë Leroy Sane. Futbollisti i Man. City erdhi në zyrat e federatës gjermane me një veshje krejt të veçantë.

Gazeta më e madhe në Gjermani, “BILD”, ka bërë disa kërkime të hollësishme për të zbuluar koston e produkteve që kishte veshur sulmuesi. Shifra totale është marramendëse 25 mijë euro! Xhupi i përbërë nga lëkura e deles, është produkt i kompanisë së njohur spanjolle “Balenciaga” dhe kushton 4500 euro.

Ndërsa këpucët  “NIKE” janë një model me numër të limituar që kushtonin 2500 euro. Produkti më i shtrenjtë ishte çanta “Louis Vuitton”, model “Christopher GM”, që ka një kosto prej 18 mijë eurosh. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Taksa të reja mbi pronën/ Qeveria po skllavëron bizneset

Publikuar

-

By

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht ish-nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se qeveria vijon të ushtrojë presione të reja ndaj bizneseve duke iu marrë taksa të reja mbi pronën.

Tabaku merr në analogji një biznes nga Elbasani, i cili rezulton të ketë paguar 5 mijë lekë më shumë se një vit më parë. “Bizneset paguajnë më shumë taksa.Taksa e pronës është një nga format e reja të cilat qeveria po përdor për t’i vështirësuar punën bizneseve. Para disa ditësh një biznes në qytetin e Elbasanit më paraqiti disa fatura të pagesave të kryera nga ai në lidhje me taksën e pronës. Rezulton se biznesi ka paguar në vitin 2019 rreth 5000 lekë më shumë taksë për pronën se sa një vit më parë.

Sipas të dhënave të QKR ky biznes është një sipërmarrje familjare e vogël. Ai futet në grupin e atyre bizneseve që kanë të punësuar 1 në 4 veta dhe që mban me bukë një familje. Të dhënat e INSTAT tregojnë se Elbasani është një nga qytetet më të varfëra në vend, ndërsa bizneset e vogla mbyllen për shkak të uljes së xhiros dhe rritjes së taksave.”-shkruan Tabaku.

Ajo pohon se Edi Rama i ka skllavëruar tashmë bizneset dhe vijon t’i përdorë si mjet për të paguar faturat e kripura të PPP-ve, që iu ka falur miqve me kontrata të dyshimta.

“Qeveria i ka skllavëruar tanimë bizneset, i përdor ato si një mjet për të paguar PPP-të që u ka falur oligarkëve me kontrata të dyshimta. Kjo mazhorancë nuk beson tek sipërmarrja e lirë, nuk beson tek tregu i lirë. Ne duhet t’i japim fund skllavërimit të punës dhe skllavërimit të sipërmarrësve. Shqiptarët nuk janë skllevërit e oligarkëve dhe as të mazhorancës së krimit. Jam e sigurtë që ka prova të tjera të shumta që dëshmojnë rritjen e taksës së pronës. Kushdo që ka prova ështe i/e lutur të sjellë nje foto të faturave ndër vite në inbox”, përfundon postimin e saj ish-deputetja Tabaku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Aktualitet15:39 - 15 Mars, 2019

Tragjedia në Zelandën e Re/ Rritet bilanci i viktimave

Ka shkuar në 49 numri i perosnave që kanë humbur jetën pas sulmit me armë zjarri në dy xhami në...

Aktualitet08:44 - 14 Mars, 2019

Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Bota19:07 - 13 Mars, 2019

Një tjetër dënim me burg për menaxherin e fushatës Trump

Një gjykatë federale në Uashington dha të mërkurën një tjetër masë dënimi për ish-menaxherin e fushatës së presidentit Donald Trump,...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:55 - 13 Mars, 2019

Miratimi i platformës/ Vuçiç: Dialogu mbaroi

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë , ka deklaruar  ditën e sotme se  Prishtina zyrtare me miratimine e  platformës për dialogun...

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat
Aktualitet12:10 - 13 Mars, 2019

Manastirliu në OKB/ Zgjerojmë financimin e programeve të mbrojtjes sociale

 “Qeveria shqiptare po zgjeron financimin publik për programet e mbrojtes sociale, për herë të parë në 15% të shpenzimeve publike,...

Aktualitet11:04 - 13 Mars, 2019

“Jam shumë sëmurë, nuk eci dot”/Aktorja e njohur shqiptare në gjëndje të rëndë shëndetësore

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Margarita Xhepa është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kësisoj do t’i nënshtrohet ditën...

Aktualitet09:16 - 12 Mars, 2019

Ivanov refuzon ligjet me emrin Maqedonia e Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë...

haradinaj kushte serbise haradinaj kushte serbise
Aktualitet17:06 - 11 Mars, 2019

Haradinaj takim me dy këshilltarët e Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim ditën e sotme me dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel, Jan...

Aktualitet09:53 - 10 Mars, 2019

Pacolli thirrje Vuçiç për tu kthyer në tavolinën e dialogut

Behxhet Pacolli, zv-kryeministri i Kosovës ka ftuar presidentitne Serbisë, që të mos luaj lojra, por të ktheht na tavolinën e...

Aktualitet23:46 - 9 Mars, 2019

“A të ka ngacmuar ndonjë deputet? Ja përgjigja e papritur e Grida Dumës

Grida Duma iu përgjigj shumë pyetjeve nga Ermali sot në emisionin Xing me Ermalin. Cili deputet të ka gjuajtur më...

Aktualitet23:30 - 9 Mars, 2019

“A do zhvisheshe për një spot? “/Grida Duma jep përgjigjen befasuese

Gjatë një interviste me titull “Grida kryeministre”, Ermali e pyeti ish deputeten nëse do ishte kryeministre a do e bënte...

Aktualitet23:20 - 9 Mars, 2019

“Është sakrificë”/Grida Duma tregon çfarë ndodhi kur la mandatin

Në muajin shkurt deputetët e opozitës firmosën deklaratat për lënien e mandatit si ligjvënës të parlamentit. Të parët që firmosën...

Aktualitet22:44 - 9 Mars, 2019

Aeroplani përfshihet nga flakët në Kolumbi/ Humbin jetën 12 pasagjerët

Ditën e sotme në Kolumbi është rrëzuar një aeroplan me 12 pasagjerë. Fatkeqësisht asnjë nga personat në bord nuk ka...

Aktualitet21:59 - 9 Mars, 2019

Vulin qetëson serbët/ Ushtria është gati

President i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka qenë kundër miratimit të Platformës për Dialog me Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, platforma...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet20:50 - 9 Mars, 2019

Paralajmëron Vuçiç/ Mos bëni filma me Serbinë, është shumë më e fuqishme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia është e gatshme t’i bëjë ballë çdo sfide. Sipas Vuçiç, Serbia...

Aktualitet19:18 - 9 Mars, 2019

Hand: Një marrëveshje e nxituar mes Kosovës dhe Serbisë, do të kishte pasoja

Robert Hand, këshilltar politik i Komisionit të Helsinkit thotë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ngusin Kosovën dhe Serbinë...

Aktualitet14:22 - 9 Mars, 2019

Gara në Tiranë/ Një grua fituese e Konkursit Ndërkombëtar të Dirigjentëve

Deliana Lazarova dirigjentja fituese e NRTA Conducting Competition. Pas drejtimit të tre konkurrentëve  juria e përbërë nga personalitete ndërkombëtare të...

Aktualitet14:00 - 9 Mars, 2019

Tarifat dhe bisedimet me Serbinë/ Zyrtari i lartë amerikan në Prishtinë

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, David Hale, po qëndron të shtunën në Prishtinë “për të nënvizuar mundësinë historike për të...

Trending

Read previous post:
Ndahen çmimet e letërsisë në Panairin e 21 të Librit

Sot në Panairin e 21-të të librit, një ditë para mbylljes në Pallatin e Kongreseve janë ndarë çmimet e këtij...

Close