LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ta marrim vesh njëherë e mirë: Ja cilat ushqime duhen konsumuar dhe cilat jo gjatë periudhës së periodave

18 Nëntor 2018, 21:30, Aktualitet CNA
Ta marrim vesh njëherë e mirë: Ja cilat ushqime duhen konsumuar

Kemi dëgjuar shpesh për ushqime që ndihmojnë në pastrimin e fytyrës, shëndetin e flokëve, kujtesën e mirë apo edhe që sjellin lumturinë.

Dhe për të gjitha femrat që akoma nuk e dinë dhe sikletosen shumë gjatë periudhës së periodave, ka disa ushqime që mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të barkut dhe do të shmangin iritimin.

Ndërkohë duhet eliminuar konsumimi i disa ushqimeve të tjera që shkaktojnë fryrje dhe dhimbje të barkut gjatë menstruacioneve.

Pijet e gazuara ndikojnë në fryrjen e barkut dhe si pasojë në shtimin e dhimbjeve, zgjidhni ujin në vend të tyre.

 

A selection of processed food and drink on a white background including pIzza, cola, buscuits and sausage rolls

Ushqimet e përpunuara përmbajnë shumë natrium dhe si pasojë shkaktojnë fryrje barku, ndaj shmangini produktet e paketuara.

 

Ushqimet e skuqura rritin nivelin e estrogjenit tuaj, i cili ndikon te dhimbjet menstruale, prandaj hiqni dorë nga to.

 

Edhe bishtajoret shkaktojnë fryrje të barkut, prandaj lërini mënjanë që të shmangi sikletin.

 

Drithërat e rafinuara i humbasin disa nga vlerat e tyre ushqyese  dhe si pasojë ndërhyjnë në sheqerin tuaj në gjak.

 

Ushqimet me yndyrë të lartë ndikojnë në aktivitetin e hormoneve tuaja. Ata shkaktojnë dhimbje dhe inflamacion.

Gjatë menstruacioneve nivelet e hekurit bien ndjeshëm dhe prandaj duhet të konsumoni sa më shumë produkte që përmbajnë hekur.

 

Konsumimi i kalciumit redukton depresionin dhe ankthin. Vitamina D rregullon enzimin që konverton triptofanin në serotonin, neurotransmetues që ndihmon në rregullimin e gjendjes tuaj.

Së bashku, kalciumi dhe vitamina D shmangin simptomat PMS. Nivelet e larta të kalciumit gjithashtu mund të lehtësojnë dhimbjet, duke vepruar si relaksues i muskujve.

 

Një banane është një nga ushqimet më të mira për rritjen e humorit që mund të hani, në sajë të dozës së lartë të vitaminës B6.

Ato janë të pasura me kalium dhe magnez, të cilët mund të zvogëlojnë mbajtjen e ujit dhe fryrjen. Gjithashtu ndihmojnë rregullimin e sistemit tuaj të tretjes.

 

Menstruacionet janë periudha që të gjitha femrat kërkojnë sa më shumë ëmbëlsira dhe frutat janë gjithmonë në listë, prandaj shalqiri është i duhuri për konsum.

48012044 ? raw salmon fillet with rosemary pepper sweetbread and salt on baking paper rustic theme with copy-space

Salmoni është përgjigjja për të gjitha problemet tuaja në këtë periudhë. Është i pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat punojnë për të relaksuar muskujt tuaj, duke lehtësuar dhimbjen.

 

Brokoli përmban të gjitha lëndët ushqyese që luajnë një rol në lehtësimin e simptomave të PMS-magnezit, kaliumit, kalciumit dhe vitaminave A, C, B6 dhe E.

Çokollata e errët është një burim i mirë i magnezit, i cili jo vetëm që stimulon gjendjen e temperaturës, por gjithashtu ndihmon në rregullimin e serotoninës ? hormonit të lumturisë.

Lajmet e fundit nga