LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përgjaken rrugët e Shqipërisë/ Sa persona humbën jetën në 24 orë

18 Nëntor 2018, 08:57, Aktualitet CNA
Përgjaken rrugët e Shqipërisë/ Sa persona humbën

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur, ky është bilanci i dy aksidenteve të ndodhura gjatë ditës së djeshme në vendin tonë.

Një i ri humbi jetën, teksa një autobus u përplas me një mjet tip “Honda” rreth orës 20:30 të mbrëmjes në aksin Elbasan-Librazhd.

Viktima është 25-vjeçari Gentian Pepa, për këtë aksident dyshohet se shkak u bë parakalimi i gabuar i mjetit ?Honda?. Në këtë aksident i plagosur mbeti pasagjeri Elton Poçi, i cili u dërguar në spitalin e Elbasanit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një 52-vjeçar, i cili udhëtonte me bashkëshorten e tij me një çiklomotor u përplas për vdekje nga një kamion, në aksin Laç-Milot. Kurse bashkëshortja e tij mbeti e plagosur.

Në Librazhd, një fugon mallrash ra në një humnerë prej 40 metrash. Nga ky aksident të plagosur mbetën tri persona./CNA.al

Lajmet e fundit nga