LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Aurel Plasari/ Mbi varrin e rindërtuar të Fishtës

18 Nëntor 2018, 17:13, Aktualitet CNA
Nga Aurel Plasari/ Mbi varrin e rindërtuar të Fishtës

?Varri që iu rindërtua sot Fishtës, ose dhoma muzé që nesër mund t?i ndërtohet së rishti, bëjnë pjesë ndër detyrimet më elementare njerëzore: janë nga ato akte parësore që njeriun e përngulur e dallojnë prej kopeve endacake, hushkulura. Ndërkohë që marrja dhe dhënia me ?jetën e dytë? të tij përbën aktin më të epërm, transcendental, të komunikimit ndërnjerëzor.

Të kujtojmë për një grimë që një nga shanset më të mëdha të të riut krijues në botën e qytetëruar, në epokën moderne, është qasja e natyrshme ndaj monumenteve të kulturës e të gjuhës kombëtare, një qasje e lirë, plot mrekullim dhe mahní, një akt kulturor në të cilin dëlirësia e shpirtit rinor, si një grusht argjile emocionale, i nënshtrohet me lehtësi modelimit prej kontaktit me kryeveprën.

Këtë moment, mendoj, kanë synuar ta përdhunonin ata që u rrekën ta shkulnin Fishtën nga varri dhe veprën e tij nga shkollat, posaçërisht për breza si yni, që nuk e kemi njohur ?jetën e parë? të tij, d.m.th. nuk e kemi parë Fishtën në mish e në eshtra. Por nuk ia dolën dot në llogaritë e tyre, si në rastin e të gjitha llogarive që bëhen pa marrë parasysh një faktor vendimtar: faktorin popull. Rikthimi këtij momenti, i kësaj mundësie takimi të lirë, mund të quhet fitorja më e madhe e ?jetës së dytë? të Fishtës?.

Nga: Fishta dhe “jeta e dytë” e tij. Fjala në përurimin e varrit të rindërtuar të At Gjergj Fishtës, Shkodër 29 dhjetor 1996. Me një falenderim për mikun tonë G. A.

13:06 Aktualitet

PD-ja që kemi

PD-ja është forca më e madhe opozitare në vend, megjithëse e...

Lajmet e fundit nga