LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dimri paralizon rajonin, bllokohen 2 maune në Maqedoni

18 Nëntor 2018, 17:59, Aktualitet CNA
Dimri paralizon rajonin, bllokohen 2 maune në Maqedoni

Prej dy ditësh në vendin tonë, në disa zona, ka nisur rënia dëborës, çka u bë problem edhe ditën e sotme në pikën kufitare të Kapshticës, për kalimin e autobuzëve.

Ndonëse tek ne dimri mbërrit pak vonë, në rajon prej më shumë se një javë prania e borës nuk ka kaluar pa shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor edhe në Maqedoni.

Sikurse shkruajnë mediat maqedonase, për shkak të motit dy maune kanë rrëshqitur dhe kanë mbetur të bllokuara. Ende nuk dihet nëse drejtuesit e mauneve kanë pësuar dëmtime, por ekipi i ndihmës është nisur drejt vendit ku janë bllokuar dy mjetet e tonazhit rëndë.

Policia rrugore nuk lejon qarkullimin në këtë aks rrugor pa zinxhirë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga