LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha vë ultimatumin/ Kërkon arrestimin e Dakos, Tahirit, Sejdinit dhe Ballës

18 Nëntor 2018, 12:16, Aktualitet CNA
Basha vë ultimatumin/ Kërkon arrestimin e Dakos, Tahirit, Sejdinit dhe

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ndodhet në qytetin e Beratit, ku është duke zhvilluar një takim me qytetarët e këtij qyteti.

Basha ka prezantuar platformën për çlirimin e politikës, zgjedhjeve dhe ekonomisë nga krimi.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se qeveria e Ramës ka standarde të dyfishta dhe të trefishta.

?Kanë standarde të dyfishta dhe të trefishta. Kjo është vija e kuqe e PS-së sepse po i trajton politikanët në mënyrë preferenciale. Deputetët mafiozë do të largohen nga parlamenti. Ata që bëjnë pazar me votat i pret burgu?, – ka deklaruar kreu i PD-së.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij Basha ka kërkuar arrestimin e Vangjush Dakos, Saimir Tahirit, Taulant Ballës dhe Qazim Sejdinit.

“Vangjush Dako, Saimir Tahiri, Taulant Balla dhe Qazim Sejdini duhet të jenë pas hekurave. Parlamenti do pastrohet nga mafia”,- ka nënvizuar Basha./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga