LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“U ndamë, por kam respekt” personazhet shqiptarë që kanë folur mirë për ish-partnerët në publik

17 Nëntor 2018, 08:50, Aktualitet CNA
“U ndamë, por kam respekt” personazhet shqiptarë që

Kur flasim për ndarjet mendja na shkon menjëhere të skandalet me tradhëti, te sherret në publik, deri te seancat e gjata gjyqi.

Por nuk ka pse të jetë gjithmonë kështu, madje nuk duhet të jetë fare kështu.

Në morinë e gjithë këtyre ndarjeve të bujshme, ka dhe raste kur dy ish-partnerë gëzojnë respekte, dashamirësi, ndonjëherë edhe miqësi, edhe atëherë kur marrëdhënia mes tyre ka përfunduar.

Më poshtë do iu listojmë disa nga çiftet e njohur që ndarjet i kanë pasur shembull për t?u ndjekur.

Albërije Hadergjonaj

Albërije Hadërgjonaj është një nga personazhet më të vërtetë që kemi, që meqë ra fjala në Shqipëri i  numërojmë me gishtat e dorës. Me gjithë çiltërsinë dhe sinqeritetin që e karakterizon, Albërija ka folur hapur në daljet e saj televizive edhe për divorcin e saj nga bashkëshorti.

?Uroj të jetë i lumtur në jetën e tij. Ai është shumë i rëndësishëm për mua dhe vajzat e mia, i dua të mirën se ka qenë burri im, është babai i vajzave të mia dhe më ka dhënë një dorë të madhe në karrierë? ? është shprehur këngëtarja gjatë një interviste në ?Xing me Ermalin?.

Inva Mula ? Pirro Cako

Inva Mula dhe Pirro Cako i dhanë fund marrëdhënies së tyre 10 vite më parë, dhe që nga ajo kohë sa herë pyeten për këtë temë, ata flasin me shumë respekt për njëri-tjetrin.

?Me Pirron kam një marrëdhënie shumë normale, që ndoshta për dikë nuk është normale. Është gjithmonë prezent për arsye se është babai i djalit dhe unë kam ndarë me Pirron një pjesë të madhe të jetës. Nuk mund të them se e kam shok, pasi s?jemi më shok. Nëse rastësisht takohemi në rrugë, dhe jemi takuar, i japim dorën njëri-tjetrit dhe e pyesim se si jemi. Ngelet diçka që i përket të kaluarës time, me respektin më të madh, pasi është babai i djalit tim?- është shprehur në një intervistë sopranoja e njohur.

Adrola Dushi 

Adrola Dushi është një tjetër personazh që marrëdhënien me ish-bashkëshortin e ka mbajtur gjithashtu shumë të mirë, madje siç thotë ajo, shumë herë më mirë se sa kur ishin bashkë.

?Gjithë miqtë që na njohin të dyve thonë ?uau?. Na përgëzojnë pafund pasi kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Nuk e kishim këtë marrëdhënie as kur ishim bashkë. Një marrëdhënie shumë e mirë, pa inate me shumë mirëkuptim. Gjithmonë kur jemi me Troin jemi perfekt, gjithmonë jemi të dy bashkë për Troin. Nuk e di jam shumë e lumtur që e kemi këtë marrëdhënie të dy dhe nuk kemi pse i japim Troit stresin, ok u ndanë, por tani nuk ka inate dhe nuk takohen prindërit bashkë. Takohemi të tre, dalim gjithmnë bashkë të tre, është gjë shumë e mirë edhe për mua, edhe për Troin, por dhe për Aldisin kjo pjesë.?- ka thënë Adrola në rrëfimin e saj për ?Mirage?.

Ledri Vula ? Dafina Zeqiri

Megjithëse marrëdhënia i çiftit të njohur përkthehej në sukses në planin profesional, në atë personal punët nuk i shkuan dhe aq mirë, dhe ata i dhanë fund lidhjes së tyre.

Ndarja e tyre jo vetëm që nuk u shoqërua me deklarata fajësuese ndaj njëri-tjetrit, por si me lezet këtë rast e ?shfrytëzuan? për një tjetër bashkëpunim muzikor.

Ledri dhe Dafina janë ndoshta të vetmit që pas ndarjes ruajnë një raport të ngushtë miqësor.

Alban Dudushi 

?E ke parasysh kur të pëlqen diçka shumë, shumë dhe e do shumë? Ashtu u deshëm dhe unë me gruan time të parë. Por, ka raste që të rriturit mërziten. Megjithatë, për mua ka diçka rëndësi. Që unë dhe ish-bashkëshortja ime kemi kaluar kohë dhe momente shumë të bukura. Kemi një vajzë shumë të bukur sëbashku, dhe kujtimet e bukura na ndihmojnë të ruajmë marrëdhënien të mirë me njëri-tjetrin?.

Kështu ka shpjeguar raportin e tij me ish-bashkëshorten, Alban Dudushi, gjatë një interviste nga të vegjëlit e ?Piter Pan?.

Në fakt, me gjithë personalitetin dhe natyrën pozitive që e karakterizon, nuk është se u surprizuam shumë nga një deklaratë e tillë e Dudushit.

Anxhelina Hadergjonaj ? Fatmir Hysenbelliu

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj dhe një ndër djemtë më të pasur në Shqipëri, Fatmir Hysenbelliu, kanë qenë një tjetër çift që kapitullin e marrëdhënies së tyre e kanë mbyllur në paqe.
Megjithëse në media u aludua sikur mes tyre hyri një e tretë, Anxhelina i ka mohuar këto fjalë, madje ka folur shpesh herë me shumë respekt për ish të dashurin e saj.
E ftuar në ?Xing me Ermalin?, këngëtarja u shpreh se ata kanë mbetur miq dhe vazhdojnë të ruajnë raporte të mira mes tyre.
?Ne takohemi, flasim, urojmë njëri-tjetrin për ditëlindje e festa?- është shprehur Anxhelina e cila kohët e fundit është e zhvendosur në Los Angeles.

Albi Nako ? Klaudia Pepa

Divorci mes koreografit Albi Nako dhe balerinës Klaudia Pepa bëri më shumë bujë nëpër komentet e rrjeteve sociale, se nga vetë protagonistët gjithçka kaloi perfekt.

Ndërkohë që njerëzit u pozicionuan në dy kampe, me disa që fajësonin Albin dhe disa të tjerë që fajësonin Klaudian, ishte vetë koreografi i cili gjatë një interviste te ?Rudina? foli për herë të parë për ndarjen e tij duke na bërë të gjithëve të reflektojmë nga pak.

?Nuk ka rëndësi çfarë humbasim por personave në jetën tonë t?i lemë mirënjohje. Ne shkëmbejmë mesazhe dhe komente të mira. Gjithë këto vite bashkëjetesë ne i kemi dhënë shpirtin njëri-tjetrit, në të gjitha dimensionet. Ne nuk jemi më bashkë dhe kurrë si dihet se çdo të ndodhë, por Klaudia është dhe do të mbetet gjithmonë në zemrën time? ? u shpreh  Albi, fjalët e të cilit them t?i memorizojmë, se nuk ma do mëndja t?i dëgjojmë shumë shpesh nga burrat shqiptarë.

Ndërkohë, Klaudia nga ana tjetër i dërgoi atij nje videomesazh nga Italia, ku i shprehte dashurinë dhe mirënjohjen e saj edhe pse tanimë të ndarë.

?Unë e di se kush është sot aty dhe dua të bëj një përshëndetje për një person të dashur, për maestron, për shokun dhe vëllain tim të madh. Respekt dhe mirënjohje gjithmonë për ty Albi dhe për familjen tënde të mrekullueshme. Përqafime?- tha Klaudia në videomesazh dhe kaq mjaftoi që Albi të shpërthente në lot, e siç pritej për një ndarje jo të zakontë, bashkë me lotët shpërthyen edhe ?memet? në rrjete sociale.

Duhet ta pranojmë, për një shoqëri si Shqipëria ku vajzat akoma vriten ose kërcenohen pas ndarjes me shprehjen ?o me mua, o e vdekur?,  është e pakonceptueshme të mbetesh miq me ish-in, imagjino pastaj ta quajmë?vëlla?.

Ndaj një ?standing ovation? për gjithë këto personazhe të cilët treguan mbi të gjitha civilzim në mënyrën se si menaxhuan ndarjen, dhe për respektin me të cilin folën për ish-partnerët e tyre në publik.

Lajmet e fundit nga