LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tenderi korruptiv i qeverisë/ Si po i zhvaten biznesit 100 milionë euro

17 Nëntor 2018, 11:35, Aktualitet CNA
Tenderi korruptiv i qeverisë/ Si po i zhvaten biznesit 100 milionë

Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të qeverisë, në lidhje me buxhetin e vitit të ardhshëm.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Hasa tha se buxheti i vitit të ardhshëm nuk do të jetë kostoja e vetme që do të paguajnë bizneset si faturë e korrupsionit të kudogjendur të qeverisë së Edi Ramës.
Sipas tij, çdo biznes duhet të bëhet gati për të nxjerrë nga xhepat nga 600 ? 1000 euro si faturë për vendimin korruptiv të qeverisë për sistemin e menaxhimit të faturimit të bizneseve.

?Paralajmërimi i Partisë Demokratike, që kur denoncoi për herë të parë aferën korruptive, duke deklaruar edhe fituesin e paracaktuar kroat, tani është bërë realitet.

Ministri i Korrupsionit, Arben Ahmetaj, mund të bëjë propagandë nga mëngjesi deri në darkë dhe të gënjejë paturpësisht shqiptaret se kasat fidskale nuk do të ndryshojnë, por e vërteta është se pak ditë më parë qeveria ka miratuar një vendim që, praktikisht, skualifikon kasat ekzistuese.?-tha Hasa.

Më tej, ai shtoi se ?Aktualisht, kasat fiskale janë të programuara të transmetojnë të dhëna vetëm 1 herë në ditë, kur biznesi mbyll xhiron, por me VKM Nr. 651, qeveria ka ndryshuar karakteristikat teknike për pajisjet fiskale, duke futur si kriter shtesë ? ?transmetimin e çdo shitjeje në kohë reale në sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve?.

Kërkesat e sistemit të ri detyrojnë çdo biznes që të heqë kasat dhe sistemet elektronike që ka sot, për të blerë pajisjet e reja që mundësojnë transmetim të çdo shitjeje në kohë reale.?,.

Gjithashtu, ai deklaroi se kjo do të thotë se 15 milionë eurot e tenderit korruptiv me kompaninë e paracaktuar kroate, janë vetëm maja e ajsbergut, sepse fatura për bizneset llogaritet të kushtojë nga 80-100 milionë euro./ CNA.al

Lajmet e fundit nga