Connect with Us

Sekuestrohen para dhe municion luftarak/ Në pranga 2 persona, 8 shpallen në kërkim

Aktualitet

Sekuestrohen para dhe municion luftarak/ Në pranga 2 persona, 8 shpallen në kërkim

Publikuar

-

Policia e Elbasanit mbështetur nga FNSH në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, pas kontrolleve të shumta në këtë qytet kanë vënë në pranga dy persona, ndërsa janë shoqëruar 8 të tjerë.

“Në përfundim të veprimeve bazuar ne prova dhe fakte ligjore, si dhe pas konsultës me Prokurorinë e Rrethit u arrestuan ne flagrance shtetasit: Enver Çapja, 57 vjeç, banues ne Elbasan; Naim Gjarri, 38 vjeç, banues ne Elbasan”,- shkruhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë kontrolleve gjenden dhe sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak, 1 minë me telekomandë si dhe nje sasi parash.

“Jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine  e proves materiale:

– 22 cope fishekë model 54, kalibër 7.62mm;

– nje pale targa automjeti  gjermane

– nje sasi prej 2110  euro dhe 372.000 leke.

Gjatë momentit kur policia po kryente kontroll në lokal, shtetasi Naim Gjarri është larguar me shpejtësi në drejtim të banesës.

Policia është vënë në ndjekje të tij dhe gjatë kontrollit të banesës janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

LEXO EDHE:  Zgjedhjet parlamentare/ Si priten të ndahen mandatet në Elbasan

-.një armë zjarri pistoletë e markës CLOCK, kalibër 9 mm, me një krehër të vendosur në të me 13 fishekë;

– një armë zjarri e tipit pistoletë e markës TT,  me krehër të vendosur në të me 7 fishekë.

– 3 pako me fishekë model 54, kalibër 7.62mm, me nga 70 fishekë secila nga pakot.

– një krehër pistolete si ato të pistoletave CLOCK, me 15 fishekë model 9 mm të vendosur në të.

– një pako e dyshuar si lëndë eksplozive, mine me sahat.

Materialet hetimore do t’i kalojne Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan per vepren penale te ”Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga neni 278 te Kodit Penal./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Të dehur në timon shkaktuan aksidente/ Arrestohen tre persona

Publikuar

-

Nga

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona të cilët kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu kanë vendosur 185 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe 18 drejtues mjetesh për tu paraqitur në Komision.

Mësohet se 48 vjeçari me iniciale Z.Gj  ka qenë në gjëndje të dehur dhe për pasojë ka humbur kontrollin, ku ka mbetur i lënduar pasagjeri me iniciale S.Gj gjëndja e të cilit paraqitet mirë.

Një tjetër 48 vjeçar me iniciale B.S në Sukth është arrestuar pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur ku është përplasur me një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet parlamentare/ Si priten të ndahen mandatet në Elbasan

LEXO EDHE:  Dhunoi gruan në sy të fëmijëve/ Në pranga 36-vjeçari

Po kështu edhe shtetasi me iniciale M.B ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe është përplasur me një tjetër mjet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ervin Minarolli sekretari i qafirit/ Mohoi dorëheqjen nga gjiri i Lalzit

Publikuar

-

Nga

Dje në CNA.al u raportua lajmi se dy sekretarë të PD, ai i burimeve njerëzore dhe sekretari organizativ ishin dorëhequr. Një akt qytetar ky për tu vlerësuar pas atij rezultati katastrofik në 25 prill.

Por ashtu siç CNA.al kishte paralajmëruar “Pas këtij lajmi pritet që zyra e shtypit në PD të përgënjeshtrojë me justifikimin se janë fakenews të orkestruara nga Rama për të fshehur të vërtetën.
Në fakt fakenews i vetëm është që “Basha ka fituar zgjedhjet dhe që askush nuk po dorëhiqet”.

Pati një reagim nga Ervin Minarolli, sekretari i burimeve njerëzore që lajmin tonë e quante fake news. Mesazhi në rrjetet sociale ndoshta është shkruar pas një dite plazh në Gjirin e Lalzit ku Ervin Minarolli kaloi jo vetëm fundjavën, por edhe fushatën elektorale ku nuk u angazhua asnjë ditë për asgjë.

Në faqen e tij në rrjetet sociale maksimumi ka shpërndarë FB-në e Lulit, se vetë mund të nxirrte vetëm foto nga Lalzi kur demokratët ishin në fushatë. U përpoqëm të gjenim ndonjë aktivitet të këtij sekretari që dje pas lajmit për dorëheqjen u mësua se ekzistonte.

Sekretar që nuk shkon në asnjë fushatë, por vazhdon pushimet pa ndalim në vilën e tij në Gjirin e Lalzit, aty nga ku përgënjeshtron ato që bën vetë. Pretendon që bën punë vullnetare kur në fakt nuk bën asnjë punë, nuk është se prish ndonjë punë, por i ka zënë kot vendin dikujt që në fushatë do kishte takuar 5 vetë e do angazhohej diku, nuk do futej në vilën e Lalzit dhe të shtynte kohën duke sharë Lulzim Bashën.

Ervin Minarolli për çudi ka 8 vite sekretar dhe askush në PD nuk e di çfarë bën ai. Asnjë ditë aktivitet elektoral, u tërhoq pasi Lulzim Basha për herë të dytë nuk e kandidoi fare. Kaq shumë vlente si sekretar Minarolli sa Luli nuk e futi fare në listë, kështu bëri edhe me paraardhësin e tij tij, Fatbardh Kadilli. Ndoshta edhe Minarolli pas dorëheqjes do ketë fatin e Kadillit, mund të ketë shpresa të kandidojë si kryetar pasi Lulit të humbë edhe në 2025.

LEXO EDHE:  Femrat të cilat e kanë shitur virgjërinë për para

LEXO EDHE:  Përfshihet nga flakët mali i Vashës në Elbasan/ E pamundur ndërhyrja

Ne e dimë mendimin e Ervinit për Lulin, edhe të miqve të tij që “me Lulin as në hale nuk shkohet dhe PD është marë peng nga mediokrit”. Në rast se do duhet, këto mesazhe, mund t’i bëjmë publike, por për të qenë më konfidentë ja vemë në dispozicion stafit të Bashës kur të ketë ai nevojë. Ndoshta Luli i ka ditur këto që nuk e kandidoi Ervinin dhe ky i fundit u tërbua gjatë fushatës dhe as nuk shkoi një ditë në seli , por reagimi i djeshëm na tregoi se sa pa shtyllë kurizore është një pjesë e atyre individëve që qëndrojnë poshtë hijes së Bashës.

Nuk bëjnë asnjë punë, nuk kanë asnjë votë, por sukses kanë vilat në Lalëz dhe kur bëhen lajm për mirë dhe mbi të vërtetën e tyre reagojnë në shërbim të kryetarit me shpresë se nesër do kenë një kockë.
Në fakt nesër Minarolli s’do jetë më sekretar sepse ka dështuar, s’do jetë më as anëtar kryesie se nuk e voton askush, do jetë një njeri që do mbahet mend në histori se i vetmi akt që bëri në 8 vite u mohua në shërbim të zhdukjes nga poltika, ku lloz hyri e lloz doli./CNA.al

PLAS NË PD/ Dy sekretarë dhe drejtues lokalë japin dorëheqjen

CNA.al e paralajmëroi/ Ervin Minarolli “pendohet” për dorëheqjen si sekretar i PD

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Takimi i ministrave të BE-së/ Ballkani Perëndimor pjesë e axhendës

Publikuar

-

Nga

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë në takimin e Këshillit të çështjeve të jashtme për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për raportet me Shtetet e Bashkuara. Sipas burimeve në BE, ky do të jetë ky një rast për të përsëritur përkushtimin ndaj Ballkanit Perëndimor, por edhe për të forcuar angazhimin për realizimin e perspektivës evropiane të rajonit.

Vazhdimi i dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe përplasjet e brendshme politike në Bosnje e Hercegovinë janë çështjet të cilat kanë tërhequr më së shumti vëmendjen e BE-së dhe për to pritet që sot (10 maj) të diskutohet më së shumti. Sa i takon procesit të zgjerimit të BE-së kjo temë do të jetë në rend dite të martën kur takohet Këshilli i çështjeve të përgjithshme, po ashtu në nivel ministrash.

Burimet diplomatike në BE janë shprehur se tash, pasi edhe në Kosovë edhe në Serbi ka një qeveri me mandat dhe mbështetje të qartë të elektoratit, është krijuar një rast për të arritur marrëveshje për normalizimin e raporteve në kuadër të dialogut të cilin e lehtëson Bashkimi Evropian. Por, në BE pranojnë se ka ende paqartësi sa i përket vazhdimit të dialogut. Një tentim i BE-së për të organizuar një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me 11 maj kishte dështuar pasi pala kosovare nuk e kishte konfirmuar këtë takim dhe kishte thënë se i duhet kohë për tu përgatitur më mirë për vazhdimin e dialogut.

LEXO EDHE:  Kontrabandonte bagëti/ Pranga 30 vjeçarit

LEXO EDHE:  Femrat të cilat e kanë shitur virgjërinë për para

Pritet që në takimin e Ministrave të jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi pos Përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell të flasë edhe i dërguari i posaçëm për dialog, Mirosllav Lajçak.

Sa i përket situatës në Bosnje e Hercegovinë, Përfaqësuesi i lartë, Borrell ka shprehur shqetësim për rritjen e gjuhës nxitëse dhe tensionimin e situatës, sidomos pas zërave se mund të ketë ndryshim të kufijve. Ai ka bërë ftesë që diskutimet e tilla për ndryshim kufijsh dhe për luftë të marrin fund dhe liderët politikë të angazhohen në reformat ë cilat do ta afrojnë shtetin me Bashkimin Evropian.

“Retorika e cila vë në dyshim integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës duhet të ndalet. Debatet për secesion, kufij të ri, ndarje të mëtejmë në linjat etnike dhe luftë, janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, ka shkruar Borrell në një komunikatë të lëshuar në prag të diskutimit të sotëm të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Në BE janë shprehur optimistë se me administratën e re amerikane mund të ketë një bashkëpunim më të madh edhe në realizimin e agjendës së përbashkët në rajonin e Ballkanit Perëndimor.REL

LEXO TE PLOTE