LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qytetarët “kryqëzojnë” Ramën/ Nuk vjen pranvera me një lule

17 Nëntor 2018, 09:28, Aktualitet CNA
Qytetarët “kryqëzojnë” Ramën/ Nuk vjen pranvera

Kryeministri Rama ka publikuar sot në faqen e tij në rrjetet sociale një video, ku një fëmije me autizëm i është ofruar edhe mësues ndihmës, pas ankesës që prindërit e tij kanë bërë në portalin për ?Bashkëqeverisje?.

?MIRËMËNGJES dhe me këtë shembull se si qeveria u gjendet njerëzve të zakonshëm pranë, si asnjëherë më parë duke zgjidhur mijëra halle e probleme vetjake, familjare e komunitare, ju uroj një fundjavë të qetë?-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, pas këtij postimi, ka pasur reagime nga qytetarët të cilët e akuzojnë Ramës se bën propagandë me një rast, kur ka edhe shumë raste të tjera që duhet t?u jepet zgjidhje.

?Me pelqen nisma e shume mire qe eshte ndihmuar por kjo seshte dicka qe duhet te behet pasi te ankohet apo kerkoje dikush ndihme. ky lloj sherbimi duhet te jete pjese e sistemit. c po behet per rregullimin e sistemit? sa shkolla apo qenkra edukimi bejne kte gje? sa mesues dalin apo kane edukimin e duhur per kte. besoj perqindja shume e vogel. kto jane gjera qe ministria perkatese apo qeveria duhet te shohe. s vjen pranvera me nje lule.?-shkruan qytetari.

Një tjetër më tej, shkruan s?Zoti kryeminister sic ju gjendesh ketyre mundou tu gjendesh dhe banorve te unazes re?.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan ?Po te doje qeveria bene cdo gje te mire per popullin e vet…me e rendesishmja duke shkeput politiken nga drejtesiaa..te tjerat behen vete…nuk thone kot aty kur politika hyn nga dera drejtesia hidhet nga dritarja…ka ardh koha te gjykohen disaa,,,,si thoni Ju ??????.

Gjithashtu një tjetër i kujton Ramës se prandaj është kryeministër, ti gjendet pranë popullit. ?te gjendesh ne cdo rast . sesht ky rast i vetem .ka shum si kjo familje . prandaj je kryeminister te ndimosh popullin?-shkruan qytetari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga