LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I imituan në “Portokalli”, Elton Ilirjani dhe Rudina Magjistari reagojnë në mënyrën më të paparë

17 Nëntor 2018, 10:25, Lifestyle CNA
I imituan në “Portokalli”, Elton Ilirjani dhe Rudina Magjistari

Elton Ilirjani ka qënë i ftuar ditën e djeshme në emisionin ?Rudina?, ku foli për angazhimet e tij në karrierë, si dhe iu rikthye edhe njëherë deklaratës ku pranoi hapur se ishte homoseksual. Moderatorja e emisionit Rudina Magjistari u shpreh se mezi e kishte pritur ta kishte sipërmarrësin në studio, që të dy të mund të shijonin momentin ku imitohen në spektaklin ?Portokalli?.

 

?E prisja këtë ditë, që të vinte Eltoni në studio dhe ta shikonim së bashku.  Shikoje pak se si na kanë imituar te ?Portokallia? ne të dyve. Është një program që ne e kemi realizuar pak kohë më parë. Më kanë imituar mua dhe ty?? ? u shpreh Rudina.

Teksa video shfaqej në emision, Rudina dhe Ilirjani duket se e kanë pritur shumë pozitivisht imitimin dhe shpërthyen në të qeshura.

?Në fakt, ti ishe ai që ke spikatur në këtë rast më shumë, sepse edhe nga komentet këtë vura re. Ishte një personazh i arrirë? ? tha Rudina.

Sakaq, Eltoni tregoi se në momentin që ishte shfaqur ky episod, nuk ndodhej në Tiranë dhe kur u kthye, miqtë nguronin t?i tregonin hapur se ishte bërë personazh humori.

 ?Në SHBA, të gjithë shqiptarët e kanë ndjekur. Komentet kanë qënë shumë positive. Humori duhet marrë me sportivitet. Realizimi ishte shumë i mirë. Është një gjë që nuk duhet të na shqetësojë. Është një kujtim shumë i bukur për ne të dy? ? tha Elton Ilirjani.

Lajmet e fundit nga