LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aktori i njohur i Ezel përfundon në qeli, publikohet fotoja në burg

17 Nëntor 2018, 12:40, Lifestyle CNA
Aktori i njohur i Ezel përfundon në qeli, publikohet fotoja në

Një ndër aktorët e njohur turk në vendin tonë, duket se po ka probleme serioze me ligjin.

Bëhet fjalë për aktorin e “Ezel”, Ufuk Bayraktar, i cili po shlyen dënimin me 6 muaj heqje lirie.

36-vjeçari ishte përfshirë në një zënkë me armë në vitin 2007.

Ai u gjykua edhe për akuzat për armëmbajtje pa leje, duke u dënuar me 6 muaj burg, dënim i cili do të përfundojë në muajin Mars.

Media turke ka publikuar foton e tij të parë nga burgu. Fotoja ku shfaqet me tespihe në dorë para flamurit turk, është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Bayraktar tha se si shumë të rinj të tjerë, edhe ai ishte përfshirë në një zënkë në vitin 2007, ndërsa policia i kishte gjetur asokohe edhe armën pa leje të të atit.

Në postimin e fundit, ai shkroi:

Në çdo të mirë ka një të keqe dhe në çdo të keqe ka një të mirë. Do të shihemi pas 6 muajsh, mbetshi me shëndet?
Sipas raportimeve, aktori po i kalon ditët e burgut duke shkruar skenarë filmash, duke lexuar libra dhe duke u stërvitur.

Lajmet e fundit nga