LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zaev ngre dyshime të forta/ Largimi i Gruevskit arratisje, apo rrëmbim

16 Nëntor 2018, 12:44, Aktualitet CNA
Zaev ngre dyshime të forta/ Largimi i Gruevskit arratisje, apo rrëmbim

Pas arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, ka reaguar paraardhësi i tij kryeministri Zoran Zaev.

Në një konferencë për shtyp, Zaev ka hedhur hije dyshimi mbi largimin e Gruevskit, i cili po kërkohet për mashtrim.

Ai është shprehur se Qeveria dhe instancat përkatëse duhet që të nisin hetimet nëse Gruevski është larguar në mënyrë vullnetare nga vendi apo është rrëmbyer.

?Ne do të bëjmë gjithçka që Nikolla Gruevski vuajë dënimin këtu në Maqedoni. Publikisht po parashtroj pyetjen: A e ka lëshuar vullnetarisht zoti Gruevski Maqedoninë para se Gjykata ta lëshonte urdhërin për arrestimin e tij apo është rrëmbyer? Pres  përgjigje edhe nga Gruevski dhe nga Hungaria?,- ka thënë Zaev./ CNA.al

Lajmet e fundit nga