LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhenet pranon të shkojë në Dubai me Orhanin , Melisa tenton të puthë Selimin

16 Nëntor 2018, 08:16, Aktualitet CNA
Xhenet pranon të shkojë në Dubai me Orhanin , Melisa tenton

Xhenet nuk i flet Selimit. Ai i shkon nga pas por Melisa e ndalon. Beste shkon në kompani për të takuar Selimin. Omer i çon një mesazh Xhenetit ku i tregon që Beste ka shkuar në kompani për t?i treguar të vërtetën Selimit. Xhenet ndalon Besten para se ajo t?ja thotë Selimit. Xhenet mundohet të bindë Besten që po bën zgjedhjen e duhur dhe se nuk ka rrugë tjetër.

Selim dhe Orhan debatojnë në mbledhje për projektin e Dubait. Xhenet pranon të shkojë në Dubai. Selim tronditet. Sema i thotë Ozlemit se nuk është e zemëruar me të dhe dëshiron lumturinë e të birit. Selim paralajmëron Xhenetin se po bën gabim. Ai kërkon të dijë çfarë ndryshoi mes tyre. Arzu mundohet të largojë edhe Orhanin nga Xhenet. Xhenet e siguron se nuk ka më punë as me Selimin dhe as me Orhanin. Selim dhe Orhan zihen me grushta në kafene. Xhengiz dhe Arzu i ndajnë. Melisa i tregon Nilgynit që Selim është nxehur për shkak të Xhenetit.

Nilgyn i kërkon Melisës t?i qëndrojë pranë Selimit. Xhenet takohet me familjen dhe është e mërzitur që duhet t?i lë. Melisa i lutet Selimit ta lërë t?i qëndrojë pranë. Ajo mundohet ta puthë por Selim e ndalon dhe vendos të shkojë të flasë me Xhenetin për ta ndaluar. Vajza e Mines ndahet nga jeta. Arzu shkon në shtëpi për ta ngushëlluar dhe i ofron mbështetje. Mine e qorton dhe ja vë fajin Arzus. Orhan shkon të marrë Xhenetin në shtëpi. Selim arrin atje dhe i ndalon. Ai i thotë Xhenetit se ka një ndjenjë sikur e njeh atë prej kohësh. Xhenet i flet rëndë. Selim i lutet të mos shkojë. Xhenet shkon me Orhanin.

Lajmet e fundit nga