LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vidhnin lokale e dyqane/ Në pranga dy ‘skifterë’, shpallen në kërkim dy të tjerë

16 Nëntor 2018, 11:06, Aktualitet CNA
Vidhnin lokale e dyqane/ Në pranga dy ‘skifterë’, shpallen

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi kryenin vjedhje dyqanesh dhe lokalesh në këtë qytet.

Dokumentohen me prova shkencore 14 vjedhje të dyshuara të kryera nga shtetasit e vënë në pranga.

Gjithashtu gjatë kontrolleve janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit  Geri Metaj 19 vjeç, banues në Durrës dhe M.P. 15 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve F.M. dhe F.Rr.

Shtetasit e mësipërm dyshohet se në bashkëpunim me njëri ? tjetrin, kanë vjedhur 14 lokale dhe dyqane, vjedhje këto të dokumentuara me prova shkencore:
Më datë 15.11.2018, në lagjen Nr. 1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin e shtetases Sh.Xh.
Më datë 15.11.2018 në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur kioskën e shtetases F.Z.
Më datë 15.11.2018 në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur biznesin (parukieri) në pronësi të shtetasit I.E.
Më datë 15.11.2018, në lagjen Nr. 4 Durrës dysohet se kane tentuar të vjedhin Fast -Food në pronësi të shtetases A.L.
Më datë 06.10.2018, në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin në pronësi të shtetasit T. K.
Më datë 25.10.2018, në Xhafzotaj dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit A.J.

Më datë 28.10.2018, në lagjen Nr. 14 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit B.K.

Më datë 31.10.2018, në lagjen Nr. 13 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e rrobave të shtetasit I.Gj.
Më datë 04.11.2018, në lagjen Nr. 4 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit S.Gj. ku kanë marrë sende të ndryshme.
Më datë 05.11.2018, në lagjen Nr. 11 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kioskën në pronësi të shtetasit H. M.

Më datë 13.11.2018, në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje parukierinë në pronësi të shtetasit I.E.
Më datë 04.11.2018, në lagjen Nr. 13 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.E.
Më datë 08.11.2018, në lagjen Nr.13, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kioskën në pronësi të shtetasit K.P.
Më datë 07.11.2018, në lagjen Nr. 13, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e rrobave në pronësi të shtetasit I. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim? parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara janë arrestuar edhe shtetasit e mëposhtëm:
? Leonard Tusha 32 vjeç, banues në Durrës;
? Darison Llukaj 19 vjeç, banues në Durrës.
Policia gjatë kontrollit në mjetin e Leonard Tusha gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Ndërsa gjatë kontrollit fizik, të shtetasit Darison Llukaj Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike ?në ngarkim të shtetasit L.Tusha dhe ?Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta ? në ngarkim të shtetasit D.Llukaj.

 

 

Lajmet e fundit nga