LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

(Video)Besojeni ose jo, Lek Plepi detyroi Noizyn t’i kërkojë falje

16 Nëntor 2018, 20:00, Lifestyle CNA
(Video)Besojeni ose jo, Lek Plepi detyroi Noizyn t’i kërkojë

Një postim i reperit shqiptar Noizy për Lek Plepin mbrëmjen e djeshme, ka acaruar këtë të fundit. Plepi është hakmarrë ndaj reperit të hitit ?Toto? përmes një video në ?Instagram?, ku i dedikon një diss.

?Kujdes! Noizy, Noizy po du me t?thanë, për atë storyn që ke bërë mbrëmë, bëji gjërat më me mend, se vlen shumë mbiemri jem. E di që i madh të duket vedi, por ma shumë njihet Lek Plepi. Plepi njihet anë për anë, sa krejt grupi OTR? ? këndon Lek Plepi.

Mirëpo, Noizy ka sqaruar Plepin se në fakt ai e ka keqkuptuar postimin dhe se ndaj ti ka vetëm dashamirësi. Reperi ka ripostuar videon, duke thumbuar të gjithë kundërshtarët e tij se deri më tani ky është diss-i më i mirë që i është bërë.

 

?Lek Plepi të kërkoj ndjesë, mbase je keqkuptuar. Une s?te bej diss kurrë ty. Dhe pse ky ishte dissi më i mirë që është bërë kundra meje ndonjëherë. Ty të bëra dhe tag sepse ti vlen.?- ka shkruar Noizy në postimin ku etiketon Lek Plepin.

Lajmet e fundit nga