LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Tragjedi në Kaliforni/ 631 të zhdukur, 65 të vdekur nga zjarret

16 Nëntor 2018, 09:44, Aktualitet CNA
Video-Tragjedi në Kaliforni/ 631 të zhdukur, 65 të vdekur nga

Rreth 65 persona kanë humbur jetën, ndërsa 631 të tjerë konsiderohen të zhdukur si pasojë e zjarreve masive në Kaliforni.-raporton BBC.

Sipas mediave amerikane, lista zyrtare e personave të humbur, vendndodhja dhe fati i të cilëve mbetet ende i panjohur është rishikuar dhe autoritete zyrtare, të cilët kanë njoftuar se është dyfishuar numri , që nga e hëna e kaluar.

Zjarri në kampe, i cili shpërtheu tetë ditë më parë në Kaliforni përfshiu pjesën më të madhe të rajonit Verior, ku i nxitur dhe nga erërat e forta në qytetin Paradise, shkaktoi numrin më të madh të viktimave.
“Unë dua që ju të kuptoni se kaosi me të cilin po merremi ishte i jashtëzakonshëm”, u tha një prej shefave të policisë gazetarëve.

I cilësuar si më vdekjeprurës në historinë e shtetit, zjarri “Camp Fire” ka shkatërruar deri më tani rreth 12,000 ndërtesa dhe dhjetra mijëra persona të tjerë janë evakuar për të shpëtuar nga zona e rrezikut .

Lajmet e fundit nga