Connect with Us

Video/ Ndahen çmimet për gazetarët më të mirë në Shqipëri

Aktualitet

Video/ Ndahen çmimet për gazetarët më të mirë në Shqipëri

Publikuar

-

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka ndarë gjatë ditës së sotme çmimet vjetore 2018 për gazetarët.

Në një ceremoni të organizuar në ambientet e “Tirana Internacional Hotel” me çmime janë vlerësuar gazetarja Dorina Haso, për raportimin më të mirë në shtypin e shkruar në Shqipëri.

Gazetarja Eriola Hata ka fituar çmimin për raportimin më të mirë ekonomik në median audiovizive në Shqipëri.

Gazetari Onerd Xhaferi ka fituar çmimin për raportimin më të mirë ekonomik nga Kosova dhe Maqedonia.

LEXO EDHE:  Alketa Vejsiu zbulon surprizën e të hënës/ Sjell në Shqipëri gazetarin më të famshëm italian

Përsa i përket raportimit nga Kosova çmimin e ka fituar gazetari Lavdim Hasimi.

Çmimin për raportimin më të mirë për vitin 2018 e ka fituar gazetarja Anila Hoxha.

Çmimin për reporteren më të mirë e ka fituar gazetarja Klodiana Lala.

Gjatë ndarjes së këtyre çmimeve të pranishëm kanë qenë edhe presidenti i vendit Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Plas “lufta” mes socialistëve/ Malaj tregon çfarë po ndodh në Vlorë, mesazhi i fortë

Publikuar

-

Nga

Plas “lufta” mes socialistëve/ Malaj tregon çfarë po ndodh në Vlorë, mesazhi i fortë

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, në qeverinë socialiste, Arben Malaj ka reaguar në lidhje me përplasjet që kanë ndodhur mes PS-së së Vlorës, dhe kryebashkiakut Leli.

Në një postim në rrjetet sociale Malaj shkruan se ajo që po ndodh në Vlorë, nuk është vetëm një hakmarrje primitive, por sipas tij, është luftë për pushtet abuziv dhe jo për qytetarët.

Kjo qe po ndodh ne Vlore nuk eshte vetem nje hakmarrje primitive. Nje pergjigje per ata qe hedhin trakte dhe krijojne grupazhe kunder kryetarit legjitim te Bashkise se Vlores dhe ekipit te tij te vleresuar dhe respektuar si partner serioz nga donatoret! “Lufta e Vlores ne 2021” nuk asgje te perbashket me ate te 1912, 1943 dhe reagimi popullore ne 1997. Kjo eshte lufte per pushtet abuziv dhe jo per qytetaret e saj. Mirenjohje Rames per investimet ne infrastrukure fizike, por kultura, sporti, arsimi, jane ne situaten me te keqe qe nga viti 1992.

Nje qytetet pa biblioteke moderne, pa stadium modern, pa teater bashkohore, pa lavdine e kampioneve, mjafton per te vertetuar varferine shpirterore. Fokusi ne infrastrukture fizike e cila eshte e domosdoshme por jo percaktonjese ne ristrukturimin konkurues te Vlores – tregon edhe mungese vizioni.

Individet, kompanite, bashkite dhe shtetet jane zhvilluar kur jane investuar per dijen, kulturen dhe shkencen.

Po bllokimin e kryetarit nga nen kryetar te imponuar pse nuk e kundershtojne keta luftetare fizik dhe ne rrjetet sociale?

Po sulmet e pa cinike, percmuese dhe hakmarrese te Rames ndaj shume kryetareve te bashkive ne jug dhe deputeteve te saj perse nuk i shqetesojne?”-shkruan Malaj.

LEXO EDHE:  Nis vaksinimi kundër gripit/ Manastirliu tregon cilat kategori përfitojnë

LEXO EDHE:  Po tentonin të hynin ilegalisht në Shqipëri/ Kapen 20 emigrantë

Më tej, ai ka edhe një mesazh për socialistët, ndërsa shkruan se duhet të mësojnë nga Kongresi i fundit i PS, ndërsa thekson se “Diktaturat e kane zakon qe e pushkatojne armiqte ne stadiume”.

Vlora me kontribute historike nuk duhet te turpetohet nga ata qe jane perzgjedhur per fundin e tyre politike epitafin : “me varrosni ne kembe qe te mos me gjej shefi/Naltnadheria shtrire”

Nje keshille per ata qe vete ofrohen si luftetare kunder Lelit – askush nuk mund te ndjehet i pa nenveftesuar/ I keq prrdorur nqs nuk e pranon vete.

Mesoni pak nga zhvillimet e fundit ne stadium kongresin e PS.

Diktaturat e kane zakon qe e pushkatojne armiqte ne stadiume.

Kjo pjesmarje ne kete diskutim publik per zhvillimet jo pozitive ne Vlore behet vetem ne mirenjohje te votuesve te qarkut te Vlores, qe i kam perfaqesuar 16 vite ne parlament, pa imponuar asnjehere vullnetin e tyre per te zgjedhurit e tyre.”-përfundon postimin e tij, Arben Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kadilli flet pas mbledhjes së Kryesisë/ Shpresoj që ndryshimet të bëhen realitet

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli, ka folur për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së sotme.

Kadilli tha se shpreson që ndryshimet në Statut të bëhen realitet që më 17 korrik në Kuvendin Kombëtar, por për të PD ka nevojë për ndryshim rrënjësor.

Sipas tij, nuk mungon gatishmëria për ringritje dhe momentet e vështira duhen parë si momente shprese e ndryshimi.

“Shpresoj që ndryshimet statutore të bëhen realitet që në Kuvendin Kombëtar. Do të duhet një frymë, ndryshim mendësie, ndryshimi rrënjësor nuk është vetëm ndryshim në statut.

LEXO EDHE:  Po tentonin të hynin ilegalisht në Shqipëri/ Kapen 20 emigrantë

LEXO EDHE:  Shefja e Infektivit të Pediatrisë tregon numrin/ Sa fëmijë janë prekur me koronavirus në Shqipëri

Është një legjislaturë që fillon pavarësisht Kryesisë së PD. Do të jemi një forcë politike në institucion. Këto janë sfida të mëdha politike që duhet të impenjohet gjithë forca jonë. Ekziston gatishmëria për të ringritur. Momentet e vështira duhen parë si momente shprese dhe ndryshimi. Shpresoj në ndryshime të thella”- tha Kadilli.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon mbledhja e Kryesisë/ Miratohet propozimi për ndryshimin e statutit të PD

Publikuar

-

Nga

Vijon procesi i votimit për kreun e Partisë Demokratike. Në listën e votuesve mungojnë emra që janë anëtarë të partisë. Pas denoncimit që bëri Edvin Kulluri, një tjetër emër nuk figuron në listën e kandidatëve. Deputeti në listën e Tiranës Ethem Aga nuk figon në listën e anëtarëve të oartisë, dhe si i tillë nuk ka të drejtë të votojë.

Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë, e cila vjen pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, dhe pas zgjedhjeve për kryetar, të cilat u mbajtën në 13 qershor.

Mësohet se në këtë mbledhje, ndër të tjera është miratuar edhe propozimi për ndryshimin e statutit të PD.

Gjithashtu, kryesia e PD ka venodosur për një analizë të zgjedhjeve të 25 prillit në çdo nivel brenda partisë, nga çdo seksion deri në nivel qarku.

PD tashmë e konsideron 25 prillit si ‘masakër zgjedhore’ dhe për të do të kryejë një analizë, ku fillimisht brenda 1 korrikut paraqiten rezultatet për çdo seksion e grupseksion. Për këtë do të shërbejë një grup pune në çdo degë.

Nga ana tjetër brenda 5 korrikut është drejtuesi politik i çdo qarku që paraqet raportin në nivel qarku.

Më 10 korrik raporti i plotë i zgjedhjeve të 25 prillit i kalon Kryesisë së PD. Por kjo është vetëm faza e parë e analizës. Pasi në fazën e dytë do të ketë një analizës së punës së çdo seksioni dhe grupseksioni, e me pas një ristrukturim të organeve vendore të PD.

Gjithë procesi i analizës brenda PD do të zgjasë deri më 30 shtator.

VENDIMI 

MBI METODOLOGJINË E ANALIZËS NË NIVEL QARKU, DEGE, GRUPSEKSIONI DHE SEKSIONI PËR MASAKRËN ZGJEDHORE TË 25 PRILLIT 2021

Në mbështetje të nenit 53 të Statutit të PDSH-së, me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm, Kryesia e Partisë në mbledhjen e datës 18/06/2021,

VENDOSI:

Analiza e masakrës zgjedhore të 25 Prillit do të realizohet në të gjitha nivelet lokale të partisë, duke nisur nga çdo seksion e deri në nivel Qarku.

Drejtuesi Politik i Qarkut, ngarkon dhe bashkëpunon me Degët e Partisë që brenda datës 1 Korrik 2021, të paraqesin analizën e rezultatit të zgjedhjeve për çdo seksion dhe grupseksion, duke analizuar parametrat e performancës në raport me objektivat e synuara, si dhe shkaqet, rrethanat, faktorët dhe të dhënat historike elektorale për secilin prej tyre. Për këtë qëllim, në çdo Degë të Partisë, ngrihet një grup pune, që ka në përbërje:

LEXO EDHE:  Dy tërmete trondisin Veriun dhe Jugun e Shqipërisë

LEXO EDHE:  Shefja e Infektivit të Pediatrisë tregon numrin/ Sa fëmijë janë prekur me koronavirus në Shqipëri

a) Kryetarin dhe Sekretarin e Degës;

b) Nënkryetarët e Degës;

c) Sekretarin Organizativ dhe Sekretarin për Çështjet Zgjedhore.

Grupi i Punës dhe/ose Drejtuesi Politik i Qarkut, në funksion të realizimit me objektivitet të analizës në fazën e parë, mund të mbledhë çdo organ vendor të Partisë, që vlerësohet i nevojshëm për shqyrtimin dhe analizimin e të dhënave të përpunuara. Përpara dorëzimit të Raportit në nivel Dege, Grupi i Punës informon Kryesinë e Degës për të dhënat e përgjithshme të analizës, dhe pasqyron në Raport çdo vlerësim apo konstatim të Kryesisë së Degës.

Brenda datës 5 Korrik 2021 Drejtuesi Politik i Qarkut paraqet Raportin përmbledhës të analizës në nivel qarku, sipas Formatit Tip të miratuar me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm, brenda 2 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Raporti i plotë i analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit i paraqitet për shqyrtim Kryesisë së Partisë brenda datës 10 Korrik 2021.

Në përfundim të fazës së parë të analizës, Sekretariati Organizativ i Partisë kryen fazën e dytë të analizës gjatë periudhës 11 Korrik – 31 Gusht 2021, në mënyrë të detajuar për çdo seksion dhe grupseksion, verifikon dhe analizon performancën e të gjitha niveleve lokale të partisë, evidenton mangësitë dhe nevojat për të nxitur rritjen e performancës. Brenda datës 1 Shtator 2021, Sekretariati Organizativ i Partisë i paraqet Kryesisë së Partisë një informacion të plotë për gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave vendore të partisë, si dhe i propozon, sipas rastit, ushtrimin e të drejtës së ndërhyrjes sipas nenit 45 të Statutit dhe/ose nevojën objektive për zgjedhje të reja në strukturat vendore të Partisë. I gjithë procesi i analizës dhe, aty ku është rasti, i ristrukturimit të organeve vendore të Partisë, përfundon brenda datës 30 Shtator 2021.

Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Drejtuesit Politik të Qarqeve dhe Degët e Partisë, për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./CNA.al

LEXO TE PLOTE