LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trondit Lubonja/ RENEA do na fusë plumbin edhe neve

16 Nëntor 2018, 18:03, Aktualitet CNA
Trondit Lubonja/ RENEA do na fusë plumbin edhe neve

Analisti Fatos Lubonja në një artikull të tijin ka analizuar ngjarjet që ndodhën në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Sipas Lubonjës , është e papranueshme urrejtja e shfaqur nga shqiptarët ndaj Konstandin Kaçifas, i cili u vra nga forcat RENEA, pasi qëlloi drejt tyre.

?Greqia ka gomarët dhe derrat e vet?, ? thotë Kryeministri! Çfarë niveli! Gjermanisht as nuk mund të përkthehet sepse këtu me derrin dhe gomarin asociohen thjesht kafshë të mira, me të cilat fëmijët luajnë në shtëpi, që të vegjël e shkojnë i përkëdhelin nëpër parqe! Kur Kryeministri flet kështu, çfarë të konstatosh mbi zhvillimin e Shqipërisë!?,- ka shkruar ai.

Më tej Lubonja shkruan ?Them se edhe akti i Kaçifasit dhe mbështetja që ai gjeti te minoritarët duhet të na bëjë të mendojmë një çikë më shumë se çfarë Shqipërie kemi bërë ne për veten, por edhe për minoritarët grekë, që janë, edhe ata, shtetas shqiptarë?.

Në këtë artikull Lubonja shkruan se , është e pashpjegueshme përse RENEA e vrau Kaçifasin, madje sipas tij RENEA mund të na vrasë edhe ne.

?Duhet të reflektojmë një çikë më shumë për atë se ajo që i ndodhi ?grekut të m??, Kaçifas, është ajo që na ka ndodhur e rrezikon të na ndodhë edhe më rëndë ne ?shqiptarëve të m?? nga njerëz që kulturën e dhunës ndaj më të dobëtit dhe zbythjen ndaj më të fortit e kanë mënyrë sjelljeje e qeverisjeje. Mjafton të kthejmë kokën prapa dhe do të gjejmë raste pa fund ku kjo kulturë ka prodhuar poshtërim e vrasje të shqiptarit nga shqiptari?, – komenton ai.

Lubonja në përfundim shkruan se mos kujtoni se teksa protestoni paksa dhunshëm, të vijë Renea dhe t?ju vrasë me plumb pa e vrarë mendjen aspak për respektin ndaj jetës njerëzore dhe të ligjit mbi mos kapërcimin e mbrojtjes së nevojshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga