LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama e pranon/ Rrëfen kur ka luajtur për herë të parë dhe të fundit bixhoz

16 Nëntor 2018, 20:59, Aktualitet CNA
Rama e pranon/ Rrëfen kur ka luajtur për herë të parë

Kryeministri Edi Rama në studion e emisionit ?Shqiptarët për Shqiptarët? në News 24 ka treguar se ka luajtur vetëm një herë në jetë bixhoz.

?Kam luajtur njëherë bixhoz në vitin 1992 në Berlin. Isha duke ecur atje luhej në rrugë. Ishte loja me tre kupa dhe një gogël, ishin turq ose arabë ata që luanin me kupa duke i ngatërruar. Ti vendosje 5 marka, 5 marka për mua ishin goxha në atë kohë?, -ka thënë Rama.

Më tej kryeministri Rama ka rrëfyer se kishte humbur. Ndër të tjera, pasi humbi Rama tregoi se kishte marrë vendimin për mos të luajtur më.

?Nuk fitova humba, thashë unë nuk e bëj më këtë. Praktikisht të gjithë humbnin. Kur e hapi kupën nuk kishte asgjë?, – ka vazhduar ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga