LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ironia therëse e gazetarit/ U nxitove Taulant, këtu nuk duhet b***a e pastër

16 Nëntor 2018, 15:52, Aktualitet CNA
Ironia therëse e gazetarit/ U nxitove Taulant, këtu nuk duhet b***a e

Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar, pasi dorëheqjes së zëvendës ministrit të Arsimit, Taulant Mukës.

Në një postim në rrjetet sociale Dylgjeri ka shkruar se me ironi ?Çfarë është këtu Danimarkë që duhet b***a e pastër? Në këtë vend nuk ka më letra! Është mbyllur edhe Drejtoria e letrave të popullit. Vetëm on line! Gjithçka on line Taulant?.

?U nxitove Taulant! Doje dhe letër higjenike? Eshtë arsye për të  lënë punën kjo Taulant? Për të lënë Ministrinë? Unë them jo! Të mblidhje b***ën Taulant! Çfarë është këtu Danimarkë që duhet b***a e pastër? Në këtë vend nuk ka më letra! Eshtë mbyllur edhe Drejtoria e letrave të popullit. Vetëm on line! Gjithshka on line Taulant!?, – ka shkruar gazetari në postimin e tij.

Më tej ai shkruan se Muka duhej ti drejtohej platformës së qeverisë, sepse aty zgjidhen të gjitha.

?Dhe pastaj nëse jo, ti drejtoheshe PLATFORMES QEVERISESE. Do shihje Ti si të zgjidheshin pastaj edhe bytha, edhe letrat higjenike. Do të shihnim në TV-të se si do të ishte zgjidhur halli.  Po ti…U nxitove Taulant! Je mësuar në perendim Ti që ta lan b***n sifoni hidrahulik. Por jo, këtu vetëm goja dhe dora punon! Në këte kohë kur vendi kërkon duar të pastra, Ti kërkon bythë të pastër! U nxitove Taulant!?? ka shkruar gazetari.

Ndër të tjera në postimin e tij ai ka shkruar ?Ti ishe zv.Ministër. Edhe këtu ke gabuar Taulant. Zëvendës Ministri ankohet, largohet, pastrohet, në mungesë dhe me porosi të Ministrit.Ti, Ministren e ke gjallë.?

?Doje dhe arkiv e shkresa në zyrë nga paraardhësi. Tutkun! Si i kërkove xhanë? Kush le gjurmë në zyrë  kur le punën në këtë vend. Po s’ke faj. Je fresh.  Nuk e di Ti si dalin me thes të zi shkresat në koridor te institucionit. Po erdhe në kohë e kape ndonjë letër, po vonove, do e bësh nga e para arkivën e zyres.  E fundit Taulant. Ti ishe zv Ministër. Edhe këtu ke gabuar Taulant. ZëvëndësMinistri ankohet, largohet, pastrohet, në mungesë dhe me porosi të Ministrit.Ti, Ministren e ke gjallë. U nxitove Taulant!?, – përfundon Ylli Dygjeri në postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga