LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 Horoskopi i ditës, 16 nëntor 2018

16 Nëntor 2018, 07:09, Aktualitet CNA

DASHI 21. mars – 20. prill

Në këtë moment duhet të mundoheni të zhdukni çdo dyshim dhe keqkuptim në vendin e punës, pasi nëse arrini të krijoni një ambient më harmonik, do të jeni më aktiv dhe produktiv. Gjatë kësaj dite jeni në pritje të më shumë konfirmimeve në dashuri.

Do ti jeni mirënjohës një kolegu/eje apo bashkëpunëtori tuaj, pasi në sajë të këshillave të tij të vlefshme, do mund të merrni rezultate të mëdha në vendin e punës. Këshillohet që në familje të jeni më të pranishëm, pasi aktivitetet e reja janë mjaft të favorshme.

Kjo ditë parashikon përgjigje të mëdha, por duhet të jeni më pak të acaruar dhe anksioz, pasi në të kundërt rrezikoni të vini nën presion edhe bashkëpunëtorët tuaj. Këshillohet që gjatë kësaj fundjave, të planifikoni një arratisje të vogël romantike.

Keni marrë disa vendime të pamenduara mirë në të kaluarën, por mos u dekurajoni pasi tashmë i keni idetë e qarta dhe intuita do ju ndihmojë. Në dashuri kush ka nisur një lidhje prej pak kohësh, duhet të bëjë kujdes ndaj tensioneve me partnerin/en.

Kjo fundjavë është e rëndësishme për të reflektuar me qetësi, sidomos në raportet ndërpersonale, ku së fundmi nuk jeni treguar tolerant. Sqarimet janë mjaft të favorshme dhe bashkëpunime të reja janë fare pranë.

Duhet të përballeni me të papritura të vogla, të cilat do ju bëjnë që të humbni kohë të çmuar. Duhet të jeni të fokusuar mirë në prioritetet tuaja dhe mos u ndikoni nga të tjerët. Mos e nënvlerësoni një problem shëndetësor, ndaj pushoni më shumë.

Një ngadalësim i papritur mund të shkaktojë një humbje entuziazmi në vendin tuaj të punës. Mos u tregoni tepër drastik dhe ndiqni sugjerimet e kolegëve tuaj, shkruan noa.al. Në dashuri do të jeni shumë kokëfortë dhe partneri/ja, mund të distancohet prej jush.

Parashikohen mundësi të mira për të realizuar një projekt profesional. Në këtë mënyrë do të rigjeni besimin në vete, sidomos nëse dikush nuk ju ka bërë të ndiheni mirë. Edhe në dashuri parashikohen zhvillime pozitive të papritura.

Merrni kohë për tu kujdesur më shumë për anën sentimentale të jetës tuaj, pasi kjo e premte parashikohet mjaft e rëndësishme për të rindezur ndjenjat dhe për të zyrtarizuar një histori. Në vendin e punës duhet të favorizoni më shumë punën në skuadër.

Kjo është një ditë e cila ju sheh mjaft melankolik dhe të përhumbur në mendime. Megjithatë mos lejoni që zhgënjimet e së kaluarës t?iu tërheqin në një spirale negative aspak produktive për sferën profesionale. Në dashuri do të jeni romantik dhe ëndërrimtar.

Kjo e premte është një ditë e cila ju fton që të qëndroni larg problemeve, pasi do të jeni tejet emotiv për të arritur të menaxhoni reagimet tuaja përballë provokimet të kolegëve ziliqarë. Kjo ditë do ju gjejë të lodhur, ndaj mundohuni që të mos ngarkoheni në ekstrem.

Jeni të angazhuar në realizimin e një projekti të ri i cili do të lejojë që aktivitetet tuaja të rriten edhe më shumë. Do të jeni të palodhur dhe gjithë vullnet dhe kjo forcë e juaja do ju garantojë sukses. Shfrytëzoni më mirë intuitën tuaj, për të përmirësuar më mirë ritmin e ditës dhe për të liruar mbrëmjen, në mënyrë që ta kaloni me njerëzit tuaj të zemrës.

Lajmet e fundit nga