LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fiks- Fare publikon skandalin/ Në Spitalin Ushtarak mungojnë protezat

16 Nëntor 2018, 20:54, Aktualitet CNA
Fiks- Fare publikon skandalin/ Në Spitalin Ushtarak mungojnë protezat

Fiks Fare evidentoi këtë situatë e cila ka kohë që vazhdon, ata që vuajnë nga sëmundjet që prekin eshtrat e trupit nuk gjejnë zgjidhje.

Emisioni Fiks Fare e solli këtë problematikë nëpërmjet rastit të qytetares Fatmira Braimllari.

48-vjeçarja nga Vloçishti i Korçës e cila vuan prej 20 vitesh nga një sëmundje e rëndë që i ka prekur legenin kërkoi ndihmë përpara kamerës që të mundësohet një ndërhyrje kirurgjikale pasi që prej 2016 qytetares i është mohuar ndërhyrja edhe pse është planifikuar.

Mjekët e kanë të pamundur të bëjnë ndërhyrjen sepse mungojnë protezat. Në listën e spitalit Ushtarak qytetaria figuron e 418 në radhë. Një radhë fiktive pasi qytetarët nuk marrin dot zgjidhje sepse ka mungesë pajisjesh.

Fiks Fare ju drejtua sportelit të Spitalit Ushtarak pa u evidentuar nëpërmjet bashkëpunëtorëve. Përgjigja që morëm ishte se prej 1 viti në këtë spital nuk kryhet asnjë ndërhyrje pasi mungojnë protezat. E vetmja zgjidhje që ju jepet qytetarëve është që këta të fundit ti blejnë privatisht pajisjet të cilat kushtojnë jo pak, por mbi 3 mijë euro.

Çuditërisht shteti shqiptar konkretisht Ministria e Shëndetësisë në 2016 ndërmori një nisëm ku vetë ministri i asokohe Ilir Beqaj deklaroi publikisht se do të shpenzohen 1 milonë lekë për të blerë pajisje dhe specifikisht proteza.

Mesa duket nisma ka mbetur në ajër ose në sirtarët e ministrisë.

Lajmet e fundit nga