LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutimi mafioz në Shkodër/ Qytetarët rrëfejnë tmerrin

16 Nëntor 2018, 10:35, Aktualitet CNA
Ekzekutimi mafioz në Shkodër/ Qytetarët rrëfejnë

Atentati i ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Shkodrës ku humbi jetën Fatos Ferracaku dhe mbeti i plagosur Fatmir Mehja tronditi opinionin publik.

Ngjarja e rëndë  ndodhi në vendin e quajtur Markata e peshkut, në një kohë kur kishte shumë fluks të madh njerëzish.

Banorët të traumatizuar pas ngjarjes i janë rikthyer sërish punës në markatë për të siguruar të ardhurat për familjet. Madje shumë prej dëshmitarëve pohuan se nuk e kanë njohur fare viktimën dhe kunatin e këtij të fundit, edhe pse që të dy çdo ditë shisnin peshk tek markata e Rusit.

?Na ka shpëtuar Zoti?, u shpreh njëri prej dëshmitarëve, por pa da-shur që ta zgjasë më shumë apo aq më tepër që të identifikohet me emrin e tij. / CNA.al

Lajmet e fundit nga