LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha reagon pas dekretimit të Lleshit/ Sulmon socialistët

16 Nëntor 2018, 20:39, Aktualitet CNA
Basha reagon pas dekretimit të Lleshit/ Sulmon socialistët

Pas dekretimit të Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se Ministria e Brendshme ka shkruar për dreq, me apo pa Sandër Lleshin në krye të saj, ndërsa ka vijuar sulmet ndaj Dakos, Ballës, Tahirit, Xhafajt, Gjiknurit, Rrahjas, Çyrbjas e Sejdinit.

?Me a pa Llesh MB ka shkuar për dreq sa kohë kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Dako te Balla, nga Tahiri e Xhafaj te Gjiknuri, Rrahja, Çyrbja e Sejdini me shokë. Peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar!?, shkruan Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga