Connect with Us

16 milion eurot për vjehrrin e Bashës/ Zbulohet “fajtori” i rrjepjes së shqiptarëve

Aktualitet

16 milion eurot për vjehrrin e Bashës/ Zbulohet “fajtori” i rrjepjes së shqiptarëve

Publikuar

-

Sot po marrim në analizë atë çfarë ka ndodhur me 16 milion euro taksa të shqiptarëve, të cilët duhet t’i jepen Lulzim Bashës. Dhe këtë po e sjellim, pasi Gjykata e Apelit ka marrë vendimin për të shpallur të pafajshëm Shpëtim Gjikën, ish-kreun e Bashkisë së Vlorës.

Historia e pallatit të Lulzim Bashës, i ndërtuar në breg të detit, dhe i dëmshpërblyer nga Strasburgu me 16 milion euro, pas shembjes nga qeveria “Rama”, ka një histori shumë të thjeshtë.
Një leje ndërtimi e dhënë në rërën e detit, nga ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika dhe e ndërtuar nga vjehrri i Lulzim Bashës. Më pas e shembur nga Edi Rama dhe më pas 16 milion euro dëm në xhepat e shqiptarëve. Dhe askush nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi. Dhe në rast se pritej që të paktën Shpëtim Gjika të shpallej fajtor për atë leje ndërtimi kjo nuk ka ndodhur.

Lulzim Basha dhe vjehrri i tij mori 16 milion euro, Edi Rama shembi pallatin i dha Lulit paratë. Ndërtoi Lungo Maren dhe i mbylli gojën opozitës, ndërsa Shpëtim Gjika në fund doli i pafajshëm.

LEXO EDHE:  Deklarata shokuese e këshilltarit të Kurtit/ Provokim i ulët, pse hesht politika shqiptare?

Në një postim në rrjetet sociale, Genc Sejko, njeriu i memeve politike, zbulon se kush është fajtori për ato 16 milion euro taksa të shqiptarëve që duhet t’i paguajmë vjehrrit të Lulzim Bashës.
“Shpëtim Gjika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Apelit. Pra, nuk ka faj as Shpëtimi që dha lejen, as vjehrri i Lulzim Bashës që e ndërtoi dhe as Rama që e shembi dhe pastaj e kompensoi. Fajin e paskemi pasur ne që paguam faturën.”-shkruan Sejko./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Lëvizje në rang drejtorësh në Policinë e Shtetit/ Ardi Veliu firmos disa ndryshime

Publikuar

-

Nga

Lëvizje në rang drejtorësh në Policinë e Shtetit/ Ardi Veliu firmos disa ndryshime

Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në radhët e drejtuesve.

Mësohet se Ardit Elmazi është emëruar shef komisariati në Ersekë, ndërsa Ylli Doda ka marrë drejtimin e komisariatit nr. 6 në Tiranë.

Gjithashtu ka ndryshuar edhe shefi i komisariatit të Maliqit.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kreu i SPAK iu bashkohet politikanëve në Lalëz/ Arben Kraja, ish- hetuesi i diktaturës në luks

Publikuar

-

Nga

Kreu i SPAK iu bashkohet politikanëve në Lalëz/ Arben Kraja, ish- hetuesi i diktaturës në luks

Struktura e Posaçme Antikorrupsion, institucion i prodhuar nga reforma në drejtësi dhe i mbështetur nga Ambasada Amerikane në çdo aspekt,  deri më tani nuk ka dhënë ndonjë rezultat.

Kreu i këtij institucioni Arben Kraja, i përfolur për të kaluarën, në lidhje me kohën e diktaturës, dyshohet se ka dështuar të japë rezultate. Pra vetëm u prodhua një institucion dhe drejtimi u la në duar të së kaluarës.

Kujtojmë se Arben Kraja, është lakuar dhe akuzuar më herët në media si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, në kohën e diktaturës.

Ka qenë Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit  që ka konfirmuar se kreu i SPAK, Arben Kraja ka qenë hetuesi i komunizmit.

Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se, shtetasi A.K. ka qenë me detyrë hetues në Hetuesinë e Rrethit Shkodër në vitin 1990, pra përpara datës 2 korrik të vitit 1991, që është edhe fushëveprimi i ligjit mbi bazën e të cilit vepron Autoriteti. Nga përmbajtja e dokumentacionit që ndodhet në arkivat tona rezulton se z. A.K., ka hetuar një çështje penale në ngarkim të dy të pandehurve për kalim të paligjshëm kufiri në bashkëpunim”, deklaronte më herët në rrugë zyrtare Autoriteti i Dosjeve.

Pikëpyetjet mbi të cilat kaloi Vettingun

Arben Kraja në KPK

Arben Kraja, e ka kaluar procesin e Vettingut, edhe pse ekzistonin një sërë pikëpyetjesh.

Kraja doli para Komisonit të Pavarur të Kualifikimit më 13 Dhjetor të 2018 me pasuri milionëshe nga Tirana, në Shkodër deri në Gjirin e Lalzit.

Në deklarimin fillestar atë të vitit 2003, pasuria e prokurorit Kraja shkonte deri në 3 milionë lekë.

Ndërsa pas 14 vitesh, pra deri në 2017, kohë para se të dilte në Vetting, pasuria e tij kapte vlerën e 27.4 milionë lekëve.

Pra me një rritje të pasurisë mbi 9 herë që nga viti 2003.

LEXO EDHE:  “Tutorët e Bashës dhe Kryemadhit të mbajnë përgjegjësi”/ Kujt i drejtohet Taulant Balla?

LEXO EDHE:  Takimi me të rinjtë/ I pranishëm edhe djali i Sokol Olldashit

Kraja rezulton të ketë dy banesa, një në Shkodër trashëgimi nga prindërit dhe një në Tiranë.

Bëhet fjalë për një shtëpi në Shkodër me sipërfaqe 117 m2 dhe truall 542 metra katrorë të përfituar përmes trashëgimisë. Si dhe një apartament në Tiranë me vlerë 56 mijë euro.

Me datë 02.10.2017, Kraja ka blerë apartament banimi në një kompleks pranë Gjirit të Lalëzit, me vlerë 130,000 euro.

Kontratë sipërmarrje datë 02.10.2017 të lidhur me një shoqëri për porositje të një ambjenti banimi në një kompleks në Gjirin e Lalëzit, marrë së bashku me bashkëshorten me pjesë takuese 50% secili. Është likuiduar për vitin 2018 shuma 72 000 Euro, datë 19.09.2018 vlera 10 000 Euro dhe datë 21.12.2018 vlera 62 000 Euro dhe ka mbetur gjendja e detyrimit kundrejt shoqërisë në vlerën 43 000 Euro”, thuhet në deklaratën e pasurisë së vitit 2018.

Pra politikanëve të Lalzit u është bashkuar dhe Kraja, çka tregon se nuk ka pasuri dosido se jo çdo qytetarë i Republikës së Shqipërisë, mund të blejë një apartament në resorte turistike të Lalzit.

Sipas të dhënave të Open Spending Albania, rezulton se drejtuesi i SPAK, Arben Kraja dhe bashkëshortja e tij, e cila punon në Bankën e Shqipërisë i kanë të ardhurat vjetore mbi 50 mijë USD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Hapja e negociatave për Tiranën dhe Shkupin/ Brukseli: Duhet një sinjal pozitiv

Publikuar

-

Nga

“Hapja e negociatave për Tiranën dhe Shkupin/ Brukseli: Duhet një sinjal pozitiv

Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Maros Sefcoviç ka kërkuar nga shtetet anëtare që të japin ‘dritën jeshile’ për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë një konference për media ai shton se nëse këto konferenca do të zhvilloheshin në presidencën portugeze do të ishte një sinjal pozitiv për Ballkanin.

“Mendoj se shteti i së drejtës do të jetë parametri kryesor për negociatat dhe duhet të dërgojmë një sinjal pozitiv për Ballkanin dhe më i miri do të ishte ti zhvillonim këto konferenca në presidencën portugeze” deklaroi ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE