LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkon me çdo kusht të fitojë çmimin e parë/ Elhaida Dani kërcënon kolegët, do shihemi në gjyq

15 Nëntor 2018, 13:55, Aktualitet CNA
Kërkon me çdo kusht të fitojë çmimin e parë/

Këngëtarja e njohur Elhaida Dani, një vit më parë ishte një nga pretendueset kryesore për të marrë kupër e ?Këngës Magjike?, por ajo doli e dyta.

Çmimi i parë shkoi për Anxhela Peristerin, për një diferencë shumë të vogël pikësh, por mesa duket Elhaidës i ka ngelur merak që të marrë një kupë nga ky festival, ose të paktën kështu shprehet me shaka.

Elhaida Dani ka publikuar në profilin e saj në rrjetet sociale një  fotografi ku shfaqet së bashku me Ardit Gjebrean dhe Eni Çobanin, ndërsa nashkëngjitur me foton, shkruan: ?Po nuk ma dhatë edhe këtë herë çmimin do të shihemi në gjyq?.

Këngëtarja deri më tani nuk ka bërë asnjë njoftim nëse konkurron apo jo këtë vit te ?Kënga Magjike?.

Lajmet e fundit nga