LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Don’t f**k’/ Nuk ndalet Kumbaro ofendon gazetaren e Top Channel

15 Nëntor 2018, 10:43, Aktualitet CNA
‘Don’t f**k’/ Nuk ndalet Kumbaro ofendon gazetaren e Top

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro disa ditë më parë  i habiti të  gjithë me një postim të sajin në rrjetet sociale.

?Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s?ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit?,- shkroi Kumbaro në postimin e saj.

Ndërsa ditën e sotme Kumbaro gjatë një interviste në emisionin ?Wake up? në Top Channel ka debatuar me moderatoren e këtij emisioni, Oriela Nebiajn.

?Unë kam marrë citimin e shkrimtarit të njohur John Waters, është copy-paste. Virale bëhen dëshirat negative, jo mesazhet pozitive?,- ka thënë ministrja Kumbaro kur është pyetur për postimin e saj.

Kurse Nebiaj i ka thënë Kumbaros  se gjithsesi ishte një mesazh i guximshëm i thënë nga një ministre kulture.

?Edhe si ministre apo përkthyese, unë flas pareshtur për librin dhe është e vështirë të tërhiqet vëmendje nëse nuk kemi të bëjmë me një reklamë, apo diçka tjetër, por nuk ishte i qëllimshëm. Lexova një artikull të Waters, i cili  tentoi të provokojë shoqërinë me këtë ide, pra në marrëdhënien në çift, pasi libri mund të jetë kriter i tjetrit. Për çdo gjë që bëni mendoni edhe kriterin e përzgjedhjes kulturore, pra a ka ky njeri një kulturë pas?,- ka vazhduar Kumbaro.

Më pas moderatorja i ka thënë  ?Don?t f*ck them?, zonja Kumbaro jemi të gjithë të rritur?.

Kurse Kumbaro është përgjigjur kështu:

?Po më habisni pak me cektësinë e interpretimit tuaj. Waters shpreh një mesazh, se një njëri i rrethuar me libra është një njeri më i mirë. Nëse lexoni më shumë ju bëheni një gazetare më e mirë, një shoqe më e mirë. Ky është edhe mesazhi që ju duhet të jepni në media?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga