LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dekretimi i Lleshit/ Meta: Nuk do ta shkel Kushtetutën, sjam i bindur

15 Nëntor 2018, 20:31, Aktualitet CNA
Dekretimi i Lleshit/ Meta: Nuk do ta shkel Kushtetutën, sjam i bindur

Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin ?Open? të Eni Vasilit në Top Channel, ka komentuar mosdekretimin  Sandër Lleshit, në postin e ministrit të Brendshëm.

Meta ka thënë se është i bindur se nuk do të shkelë asnjë pikë të Kushtetutës, por nuk i është përgjigjur pyetjes nëse do ta dekretojë apo jo.

?Unë nuk kam ndërmend të shkel asnjë pikë të Kushtetutës. Juve ju duket normale, por mua jo. Që ditën që kam pranuar këtë detyrë, e cila është detyra e lartë në vendin tonë dhe kam vënë dorë mbi Kushtetutë kam marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë për të respektuar Kushtetutën. Për rastin konkret është krijuar një situatë, por jo nga mua. Jam i bindur që kam vepruar në inters të respektimit të Kushtetutës dhe interesit publik dhe kam për të gjitha përpjekjet e mia për të dhënë një zgjidhje të drejtë. Çështja e emërimit të një ministri, është një çështje që kërkon bashkëpunimin e tre institucioneve, Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit?,- u shpreh Meta.

24 orë larg nga vendimi për dekretimin ose jo të Sandër Lleshit, Meta thekson se është i pabindur për kandidaturën e propozuar nga Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga