Connect with Us

Çfarë kërkon këshilltari mizerabël nga PD-ja?!

Aktualitet

Çfarë kërkon këshilltari mizerabël nga PD-ja?!

Publikuar

-

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese/ Yuri Kim dhe Luigi Soreca i shkojnë në zyrë Bashës

Neritan Sejamini, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Lulzim Bashës, të cilin ish-kryeministri Sali Berisha e cilësonte si “këshilltari mizerabël”, dje ka sulmuar PD-në. Sejamini ka reaguar pas një deklarate për mediat të Jorida Tabakut, e cila denoncoi koncesiont dhe PPP-të e qeverisë. Sejamini nuk ka përmendur direkt emrin e deputetes Jorida Tabaku, e cila është nga të paktat zonja që ka ngelur në grupin parlamentar të kësaj partie, i cili është mbushur me sharlatanë dhe kllouna.

PD është sulmuar nga një njeri i cili shkatërroi zgjedhjet e vitit 2017, organizoi një fushatë qesharake, ku Basha me lëvizjet e tij politike dukej totalisht i çoroditur, një fushatë e cila i shërbeu më shumë pazareve politike me Edi Ramën, ku këshilltari mizerabël ka peshën e tij, njeriu i cili luftoi për listat dhe së bashku me Lulzim Bashën nxori një produkt si ai grup parlamentar si ai që kemi tani. Ku turinjtë e futur nga të tillë njerëz sollën një katastrogfë elektorale dhe një grup parlamentar qesharak, që nuk i vlen askujt.

Dhe çuditërisht, këshilltari që mori qindra-mijëra dollarë nga Partia Demokratike, apo të tjerë si ai që rrinë vërdallë sa herë ka zgjedhje dhe futin turinjtë e tyre për të rrëmbyer ç’të mundin nga PD-ja, për të shkuar dhe për të kapur një strategji. Humbet apo fiton PD-ja kjo nuk ka rëndësi për ta, ata duan vetëm të mbushin xhepat e tyre dhe sulmojnë kë të mundin.

Në këtë rast kanë sulmuar PD-në, jo thjeshtë sepse është Jorida, por për shkak të mesazhit që jep, ku thuhej se në PD nuk ka ekonomistë.

Në PD ka ekonomistë shumë të zotë, por është këshilltari mizerabël, është vetë Luli dhe familjarët e tij, që nuk lejojnë që demokratët e vërtetë dhe ekonomistët e zotë të dalin nëpër debate, pasi duan të nxjerrin servilat dhe të paaftët që kanë vërdallë, një pjesë tjetër e elitës së ekonimistëve që ka pasur PD-ja, të cilët do bënin diferencën me kundërshtarët e tyre në PS, u dëbuan nga Lulzim Basha dhe këshilltari i tij mizerabël. Ky i fundit nuk ka çfarë të kërkojë më nga PD-ja. Nuk ka më pse të flasë për PD-në kur vetë e çoi në katastrofë elektorale, kur i rrëmben ç’ke mundur të rrëmbesh, kur i krijon këtë grup parlamentar, kur bashkëpunon për të dëbuar ekonomistë dhe elitën e PD-së. Del e flet, jep edhe mendime, ndërkohë që është një ndër personat kryesor përgjegjës për atë që Basha i ka shkaktuar PD-së, situatën që po kalon kjo forcë politike dhe humbjen e saj.

LEXO EDHE:  Kryqëzimi ku u ndanë Sokol Olldashi me Lulzim Bashën

Pas tij qëndrojnë edhe “pilivesat” e Lulzimit. Ato që paguhen në zyrën e kunatit, apo në disa studio televizive, që ngrehin veshët dhe me mllefin dhe inatet personale apo xhelozitë e tyre i shërbejnë sulmeve meskile dhe megjithëse nuk kanë më çfarë t’i kërkojnë kësaj PD-je, tashmë e sulmojnë ku të mundim dhe si të mundin, thjeshtë dhe vetëm për të qënë pjesë e lojës së saj apo më keq akoma, për të spastruar PD-në edhe nga ato pak elementë qytetarie dhe vlere që i kanë ngelur dhe për ta kthyer atë nga Partia Demokratike në partinë e xhepit të Lulit, këshilltarit mizerabël dhe meskinëve që i vinë vërdallë për t’i shërbuer si një mall për pazarin e radhës me Edi Ramën./CNA.al

Basha i çon “selam” oligarkëve me këshilltarin të tij mizerabël

Këshilltari mizerabël i Bashës sulmon Jorida Tabakun

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Piloti që mbyti gruan kujdeset për imazhin/ “Mos më quani përbindësh”

Publikuar

-

Nga

Piloti që mbyti gruan e tij 20 vjeçare para pak ditësh ka qëndruar për 5 orë në pyetje nga hetuesit. Rrëfimi i vrasësit “kishte shumë pikëpyetje” shkruajnë mediat greke bazuar te burimet nga autoritetet. I akuzuari “ka përsëritur se meriton dënimin, por nuk e konsideron veten përbindëshi që paraqitet”.

Hetuesi dhe prokurori insistuan në pyetjet rreth asaj që ndodhi natën fatale. I akuzuari dyshohet se dha një përgjigje të hollësishme në lidhje me njohjen dhe martesën e tij me gruan e tij.

Kur arriti në përshkrimin e krimit, ai dyshohet se u përgjigj se nuk bëri asgjë për të ndihmuar gruan e tij, kur vuri re se rezistenca e saj po zvogëlohej duke u shuar.

LEXO EDHE:  Kryqëzimi ku u ndanë Sokol Olldashi me Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  "Mësuesit detyrohen të dalin në shesh"/ PD denoncon skandalin

Pastaj, sipas të njëjtit informacion, ai nuk dinte çfarë të bënte dhe pastaj filloi të mendonte për fëmijën e tij. Më pas piloti pretendoi se kishte marrë vendimin për të inskenuar grabitjen e rremë dhe e filloi duke vrarë qenin.

Ndjenja që ai la, sipas hetuesve, ishte se, edhe një hap para qelisë, ai ishte i interesuar më shumë për imazhin e tij te njerëzit sesa atë që ndodhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto – Zjarr në Gjirin e Lalzit/ Digjet pylli me pisha

Publikuar

-

Nga

Foto - Zjarr në Gjirin e Lalzit/ Digjet pylli me pisha

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në pyjet me pisha në Gjirin e Lalzit.

Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara edhe nga era, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

Nga informacionet paraprake, raportohet se forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të neutralizuar flakët.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./ CNA.al

LEXO EDHE:  PD: Pr.ligji për SPAK/ Ekzekutivi mund të ndërhyjë në mënyrë të pakontrolluar në emërime

LEXO EDHE:  PD: Pr.ligji për SPAK/ Ekzekutivi mund të ndërhyjë në mënyrë të pakontrolluar në emërime

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Mjeti humb kontollin, plagoset shoferja

Publikuar

-

Nga

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se automjeti ka humbur kontrollin e për pasojë është lënduar shoferja e tij.

Aksidenti ka ndodhur në unazën e qytetit, në rrugë Elbasan-Librazhd.

Mësohet se mjeti tip “Audi” është dëmtuar në pjesën e parme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE