Connect with Us

Basha i çon “selam” oligarkëve me këshilltarin të tij mizerabël

Aktualitet

Basha i çon “selam” oligarkëve me këshilltarin të tij mizerabël

Publikuar

-

Neritan Sejamini i nxjerr të palarat Bashës e Ramës/ Zbulon si i “mashtrojnë” qytetarët për të marrë vota

Këshilltari kryesor i Lulzim Bashës dhe një ndër përgjegjësit kryesor për katastrofën elektorale të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, Neritan Sejamini, ditën e djeshme ka sulmuar konferencat për shtyp të PD-së në lidhje me buxhetin, PPP-të dhe konçesionet.

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, një nga të paktat zonja që kanë ngelur në grupin parlamentar të PD, deputetja Jorida Tabaku, në një konferencë për mediat, denoncoi koncesionet dhe PPP-të e qeverisë. Tabaku tha se këto janë skema mashtruese, nëpërmjet të cilave pasurohen një pakicë, apo grup oligarkësh, dhe varfërohen shumica.

Por, pas kësaj dalje për mediat të Jorida Tabakut, ka reaguar bashkëpunëtori i Lulzim Bashës, Neritan Sejamini, i cili në një postim në rrjetet sociale sulmon edhe nga ato të paktat konferenca për shtyp të PD-së, që kanë qëndrime kundër buxhetit dhe kundër qeverisë.

“Ekonomia nuk është shkencë vërtet, por është shumë më e thellë se bejtet dhe shpjegimet me “u ul”, “u ngrit” si llogaritar province. PD ka nevojë urgjente për një gjysëm ekonomisti.”-shkruan Sejamini në postimin e tij.

Pra, Basha si gjithmonë luan si portë e Edi Ramës dhe ka urdhëruar një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, atë që ish-kryeministri Berisha e quante këshilltari mizerabël, që të sulmohet Jorida, për t’ju çuar selam oligarkëve, dhe për t’u shfajësuar para tyre, për t’ju thënë se dalja e saj nuk është bërë me “lejen” e tij dhe se është një dalje për buxhetin, sa për t’u dukur. Pra, Basha kërkon t’ju çojë mesazh oligarkëve se nuk ka asgjë me ta.

LEXO EDHE:  Pagat e luftës në sektorin e turizmit/ Rama nxjerr shifrat

Si gjithmonë, Luli kërkon të çojë mesazhin se bën gjoja, ua përmend emrat rrallë, ka frikë prej tyre, është bashkëpunëtor i tyre dhe për më tepër Luli vetë dhe bizneset e familjarëve të tij janë bashkëpunëtorë të atyre që Basha i quan oligarkë, pra njerëzve më të pasur në Shqipëri.

CNA.al e ka treguar me fakte sesi kunati dhe familjarët e tij bashkëpunojnë me oligarkët, vjehrri i tij është një ndërtues pallatesh dhe ndërkohë kunati i tij kalon sa te një oligark tek tjetri. Daljet në konferenca për shtyp kundër oligarkëve me teza kundër buxhetit dhe PPP-ve e shqetësojnë kunatin e Lulit dhe e detyrojnë që të nxjerrë këshilltarin mizerabël në prag të zgjedhjeve që të flasë për t’ju treguar bashkëpunëtorëve të qeverisë se vetë Luli nuk ka gjë me ta, por është një konferencë për shtyp, “pa leje”./ CNA.al

Këshilltari mizerabël i Bashës sulmon Jorida Tabakun

Zbulohen oligarkët e Lulzim Bashës?!/ Miliarda lekë në bizneset e kunatit

Zbulohet skema mashtruese/ Si u grabitën 2.2 miliardë euro nga xhepat e shqiptarëve

Si i shkatërroi departamentet e PD-së Lulzim Basha dhe këshilltari i tij mizerabël

Dokumentet ekskluzive/ Lulzim Basha i dha pallat ortakut të vjehrrit

Dokumentet ekskluzive/ Zbulohet leja e dytë e Bashës për ortakun e vjehrrit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha i vërsul “servilët” Bardhit/ Zbulohet skenari

Publikuar

-

Nga

Basha i vërsul “servilët” Bardhit/ Zbulohet skenari

Ditët e fundit në media apo edhe në rrjetet sociale, është lakuar shumë emri i Sekretarit të Përgjithshëm të Republikës së re, Gazment Bardhi.

Fillimisht në rrjete sociale dhe në media u komentua fakti, që Gazment Bardhi tashmë shoqërohet me badigardë.

Se kush e kërcënon Gaz Bardhin apo nga çfarë ka frikë ky i fundit, këtë përgjigje mund ta japë vetëm ai.

Por, një tjetër detaj që bie në sy, është fakti se duket se disa personazhe mediatikë apo politikë, janë “vërsulur” në kritika, a thua se fajin për humbjen e zgjedhjeve e ka Gaz Bardhi.

Kujtojmë këtu fillimisht professor Mark Markun, i cili në Kuvendin e PD ishte mjaft kritik për gjendjen ku ndodhet PD sot, për mënyrën e drejtimit, por sigurisht pa lënë mënjëanë, edhe Gazin e Lulit.

Më tej nëpër rrjete sociale kishte dhe shumë komente, qëndrime. Njëri e sulmonte, e tjetri e mbronte. Duke ardhur deri edhe tek “lëpirjet” e djeshme të kreut të degës numër 4 të PD në Tiranë, i cili e quante Gazment Bardhin, si kundërshtarin gjigant të Edi Ramës.

Por, të quash Gaz Bardhin si fajtor për humbjen e PD-së, apo ta quash kundërshtarin gjigant të Edi Ramës, kjo është më shumë sesa qesharake.

Por, dardha e ka bishtin prapa dhe detajet tregojnë një tjetër anë.

LEXO EDHE:  “Rama dha 13.7 milionë lek për inceneratorët në kohë pandemie”/ Basha zbardh aferat sa ka përfituar koncensionari

LEXO EDHE:  Sekuestrimi i drogës në Durrës/ Basha zbulon kush është pika mbrojtëse   

Me të ashtuquajturat “sulme” ndaj Gazment Bardhit, duket se përfitues ka dalë vetë kreu i Republikës së re, Lulzim Basha.

Përqëndrimi i vëmendjes tek Gazment Bardhi, e ka lënë të qetë Lulin, ndërsa ky i fundit vijon “betejat me mullinjtë e erës”, në ëndërrat në gjumin e tij të thellë.

Pra nga njëra anë gjasme sulmohet Gazment Bardhi, por ama Basha vijon i qetë pushimet. Gjë që në fakt të bën të dyshosh se është një skenar i pastër, që “Luli të flejë i qetë”.

Premtoi “beteja të mëdha” kundër regjimit Rama-Doshi, sikurse e cilëson ai, por në fakt të vetmen betejë që bëri është ajo për mbajtjen e karriges së kryetarit. Fillimisht me zgjedhjet e 13 qershorit, e më pas me ndryshimet në statut, duke “minuar” kështu karrigen e tij.

E tani që servilët ia “vërsul” Gaz Bardhit, ai mund vetë mund të vazhdojë të flejë i qetë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po transportonin 35 emigrantë të paligjshëm/ Prangosen dy persona, në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Trafiqeve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit K. T., 26 vjeç, banues në Elbasan dhe V. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke tentuar të transportojnë me mjetet e tyre përkatëse, kundrejt shpërblimit monetar, 35 shtetas emigrantë të paligjshëm, nga Tirana drejt qytetit të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

LEXO EDHE:  Ish-deputeti i PS tallet keqazi me Ramën

LEXO EDHE:  DASH vlerëson Dvoranin/ Rama: U shkri balta politike që u hodh mbi të

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim policor shtetasi A. Q., 29 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dritan Leli thumbon Ramën/ “Edhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep pa marrë pluhrat”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë, u shfaq në nhë video, duke mbledhur mbeturina në një fushë sporti në Vlorë, ku dhe nuk la pa thumbuar edhe kryebashkiakun e këtij qyteti, Dritan Leli.

Por, duket se edhe kryebashkiaku Leli i ka kthyer “reston” kryeministrit Edi Rama.

Vetë Dritan Leli në një intervistë për Ora Verore thotë se situata e menaxhimit të mbetjeve nuk është më e mira e mundshme, por ka bërë progress të vazhdueshëm.

Gjithashtu ai iu përgjigj edhe Ramës, ndërsa tha se “si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat”.

Qyteti jeton si një i tërë dhe kontributi duhet të jetë shumplanësh. Bashkia që punon dhe qytetarët që janë të përgjegjshëm për të bërë më të mirën. Nuk është më e njëjta situatë që ishte 6 vite më parë. Ka problematika pa fund, sidomos në ditët e pikut, të shtunave dhe të dielave ndonjëherë bëhet e pamundur të përpunosh të gjithë volumin e mbeturinave që prodhon qyteti.Mbetet gjithmonë shumë për të përmirësuar. Si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat. Për fatin e mirë të qytetit dhe për konsolidimin e të ardhmes falë programit të menaxhimit të rregulluar të mbetjeve që e mbështet qeveria gjermane jemi duke punuar dhe jemi në faza të rëndësishme të zhvillimit të projektit të landfillit të Sherishtës, me të cilin do të kemi një largim përfundimtar të plehrave që pas 30 vitesh janë akoma në qendër të qytetit. Do kemi zëvendësim të gjithë kazanëve të plehrave në qytet, në zonan turistike dhe historike do të përdorim kazanët e nëndheshëm dhe do të kemi një flotë dhe armë të re të përpunimit të mbetjeve.Si kryebashkiak, thirrja ime do të ishte se nëse 200 mijë qytetarë të Vlorës do të ishin përballë 200 punëtorëve të pastrimit të Vlorës luftën do ta fitojnë qytetarët. Duhet të jemi të kujdesshshëm dhe bashkëpunues në hedhjen e plehrave në vendin e caktuar. Gjatë sezonit të verës trefishohet puna.”-tha Leli./CNA.al

LEXO TE PLOTE