LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja në Shkodër/ Policia zbardh të tjera detaje

14 Nëntor 2018, 11:33, Aktualitet CNA
Vrasja në Shkodër/ Policia zbardh të tjera detaje

Policia ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Shkodër, ku një person mbeti i vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër i plagosur.

Në një njoftim për mediat, policia bën të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:15 në lagjen ?Partizani? në vendin e quajtur ‘Merkata Rus’,ku  dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Gjithashtu, thuhet se nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.

Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen ‘Guerrile”.

Po punohet intensivisht  për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia  e Shkodrës fton çdo qytetar që ka informacion dhe mund të ndihmojë, të telefojnë falas në nr 112!

Përplasja me armë zjarri/ Një i vdekur dhe një i plagosur

Lajmet e fundit nga